Çfarë po ndodh në Durrës? 18 fugona policie ‘pushtojnë’ Portin

18 fugona policie sapo kanë mbërritur në Portin e Durrësit, në kuadër të një megaoperacioni policor pas informacioneve për praninë në këtë port të 2 kontenierëve me lëndë narkotike, armë dhe mallra kontrabandë.

Dhjetëra policë të Policisë Kriminale kanë nisur kontrollet në kontenierët e dyshuar, ndërsa Fax News ka ndjekur live këtë operacion në portin më të madh në vend.

Burime për Fax News bëjnë me dije se sot priten arrestime, ndërsa efektivët kanë kontrolluar thuajse çdo person dhe mjet që ndodhet brenda territorit të Portit të Durrësit.

Kujtojmë se një ditë më parë dha dorëheqjen dhe drejtori i Portit të Durrësit, Agron Tare.

Në një postim në FB Tare e argumentoi largimin e tij për arsye personale, ndërsa përshëndeti në fund dhe me një shprehje në italish: Ciao tutti, belli e brutti!

Shoqërohen 4 persona

Mbi 80 forca policore kanë zbarkuar në portin e Durrësit pas informacioneve për drogë, armë dhe mallra kontrabandë.

Nga raportimet e para mësohet se 4 persona janë shoqëruar nga policia, brenda ambienteve të portit.

Nuk ka të dhëna mbi identitetin e të shoqëruarve, por sipas burimeve policore operacioni vazhdon. Mësohet se personat e shoqëruar janë drejtues mjetesh.

Një pjesë e madhe e forcave të policisë janë nisur nga Tirana. Raportohet se mbi 18 makina policie, kryesisht me pjesëtarë të Forcave Operacionale, kanë zbarkuar rreth mesditës në mjediset e portit.

kamioni

Exit mobile version