Plas tepsia në Berat, Rama gosti me 200 të ftuar, po faturën kush e paguan?

Kryeministri i tepsisë së hallvës propagandistike dhe i timonit të rrënimit ekonomik, e mbylli bilancin e ditës së parë në Berat me një darkë festive qëështë duke ndodhur, me 200 pjesëmarrës në një lokal në periferi të qytetit. Pavarësisht se në axhendë thuhej se darka do të ishte me 10 të ftuarit e spikatur të sektorit (të turizmit), numri i të ftuarve nga fusha të ndryshme u shumëfishua.
“Pyetja që kam unë si qytetar i thjeshtë dhe si taksapagues i rregullt i këtij vendi, meqenëse tani, edhe pas Reformës nëDrejtësi etj., etj., ne po përpiqemi të bëjmë shtet, është kjo: faturën e kësaj darke me 200 pjesëmarrës (shifra është ekzakte, pa më të voglin ekzagjerim) kush do ta paguajë?!” pyet anëtari iKëshillit Bashkiak të PD, Namir Lapardhaja.

Mashtrimet e reja me punësimin
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes ka dalë në një konferencë për shtyp, Kryeministri i vendit, i cili ka publikuar një pjesë prej vendimeve të marra në këtë mbledhje. Rama u shpreh se nuk do të lejojmë asnjë lloj vepre ku cënohet e ardhmja.
Rama u shpreh se është hartuar një program punësimi nga një rreth personash të besueshëm dhe me ekspertizë ndërkombëtare. Sipas kryeministrit, ky program do të vihet në zbatim në pranverë, ku dhe do të jetë në shërbim të nevojave të qytetareve.
“Ne kemi një prezantim publik për portofolin e Qarkut të Beratit. Qeveria ka pasur në fokus disa vendime që synojnë rritjen e ndërveprimit midis agjencive të qeverisë dhe pushtetit vendor në funksion të qytetarëve dhe punësimit. Për këtë arsye është miratuar krijimi i fokusit social që shkon në drejtim të decentralizimit të shërbimeve sociale, por që bën të mundur krijimin e një fondi të përbashkët mes Bashkisë dhe qeverisë.

Exit mobile version