“Po përgatitet atentat ndaj meje”- Autoritetet e Malit të Zi dalin me njoftimin zyrtar për pretendimet e ish-Presidentit Gjukanoviç: Ja si qëndron e vërteta

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, nuk është kërcënuar me vrasje, njoftojnë Drejtoria e Policisë dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare në një deklaratë të përbashkët. Dy agjencitë e zbatimit të ligjit në Malin e Zi theksojnë se informacioni i publikuar në media të caktuara është i pasaktë.

 

“Të dhënat e marra në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare tregojnë se shërbimet e huaja të inteligjencës, pra komuniteti i inteligjencës, nuk janë burimi i informacionit se po përgatitet një atentat ndaj ish-presidentit të vendit dhe është deklaruar në media të caktuara. Rezulton se informacioni i publikuar në media të caktuara me këtë rast nuk është i saktë”, thuhet në njoftim.

Dy javë më parë ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, njoftoi autoritetet e vendit se ndaj tij po planifikohet një atentat me qëllim eliminimin fizik.

Mediat në Malin e Zi po ashtu raportuan se një grup kriminal nga rajoni po përgatitej të vriste Gjukanoviç dhe se ish-presidenti i Malit të Zi ishte informuar për këtë nga një anëtar i paidentifikuar i shërbimeve të huaja.

Exit mobile version