Edi Reja, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, ka analizuar luftën për titullin kampion në Serinë A. Dhe sipas tij, Napoli është në një pozitë më të mirë se sa Interi.
“Napoli do të luajë deri në fund shanset, është një kandidate për fitoren përfundimtare të titullit. Interi nuk është aq i frikshëm sa mendohej. Po rritet besimi duke parë skuadrën në këtë gjendje. Interi nuk bëri një gjuajatje në portë, Napoli është në pozita fizike dhe psikologjike superiore, Interi ka një kalendar shumë të ngjeshur. Kur luan shumë, ke ndonjë problem. Nuk ka ndryshuar asgjë në krahasim me të dielën e kaluar, klasifikimi ka mbetur i njëjti, kampionati është shumë i ngushtë.
Mbrojtja e Kontes është një garanci, ndërsa në sulm nuk arrin të konkretizojë punën që bën, duke rigjetur Neres ndonjë goditje më shumë mund ta ketë në dispozicion. Lukaku është njëri që bën gola, por edhe kështu bën mirë për mënyrën se si qaset ndaj ndeshjes, pasi mban topin, jep asiste, bëhet i domosdoshëm. Ylli i katërt po vjen, shpresojmë që Konte të mund të rikuperojë të gjithë, ëndrrat bëhen realitet vetëm nëse i beson. Nga pikëpamja mendore, Napoli e di se mund të luajë shanset që ka. “Nëse duam, mundemi”, tha Konte në konferencë. Sinqerisht e mendoj kështu edhe unë”, tha Reja në analizën e tij për “Radio Kiss Kiss”.