Sekretari i përgjithshëm i NATO-s bisedë telefonike me Vuçiç: Me rëndësi të punojmë për stabilitetin në Ballkan

Image ref 127249494. Copyright Shutterstock No reproduction without permission. See www.shutterstock.com/license for more information.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku tha se diskutuan mbi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Rutte ka shkruar në X të hënën se është e rëndësishme “që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor”.

Shefi i NATO-s ka përmendur edhe partneritetin me Serbinë.

“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të punojmë bashkërisht, që të mbështesim stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë partneritetin me Serbinë”, ka thënë Rutte.

Për bisedën me Rutten ka njoftuar edhe presidenti serb. Vuçiç ka shkruar në Instagram se ruajtja e paqes është interes me prioritet i të gjithë njerëzve që jetojnë në rajon. Ai ka thënë se kanë theksuar “rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme dhe serioze”.

Vuçiç u shpreh se zyrtarit të NATO-s ia ka paraqitur edhe qëndrimet “për situatën në Kosovë dhe në Bosnjë-Hercegovinë”.

Exit mobile version