Gazetari Aulon Kalaja, aktivist i shoqërisë civile, shprehet se në Policinë e Shtetit ka individë që janë militant partish, që natën bëjnë hajdutin dhe kriminelin dhe ditën veshin uniformën.
Në studion e Faxnews, Kalaja tha se problemi më i madh që kanë shqiptarët është harresa.
“Ngjarjet po përsëriten, shikoni se çka ndodhur në 1998 në Tropojë dhe çfarë ndodh sot.
Shefat e policive natën janë hajdutë dhe kriminelë, dhe ditën veshin uniformën. Kjo ka ndodhur në 1998 në Tropojë, historia po përsëritet. Shikoni atë Sali Skurën, shefin e Kamzës, që ditën numëronte autobuzët e Xhelalit dhe bënte militantin.
Ju kujtohen ato bisedat ordinere të publikuara nga Bild, se pika jonë më e dobët është harresa”, shprehet Kalaja.