Tjetër vrasje, theret me thikë 21 vjeçari në Bulqizë, policia numëron viktimat

Një 21 vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti në Bluqizë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vjetër Bulqizë, rreth orës 10:00.

Dy të rinj janë konfliktuar me thika, ku nga goditjet një 21-vjeçar ka humbur jetën.

I riu, Arlind Pasha, është qëlluar disa herë me thikë në pjesën e barkut dhe nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Policia bën me dije se ka identifikuar autorin, 22 vjeç, me inicialet Fatjon Keta Forca të shumta policie janë vendosur në ndjekje të tij, pasi dyshohet se pas vrasjes është larguar në zonat periferike të Bulqizës.

Informacion paraprak i policise

Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

Exit mobile version