Policia fsheh mbi 10 mijë ton kanabis në tunelet e ushtrisë

Mbi 10 mijë ton kanabis janë depozituar nga policia në tunelet e ushtrisë dhe Rezervat e Shtetit për ta trafikuar jashtë shtetit. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se, policia ka depozituar miliona rrënjë kanabis sativa në tunelet e ushtrisë dhe depot e Rezervave Shtetërore për ta trafikuar çdo natë nga toka, deti dhe ajri. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, mbi 10 mijë ton kanabis janë depozituar në tunelet e ushtrisë dhe Rezervat e Shtetit!
“Të dashur miq, pak ditë më parë ju njoftuam se kanabisi i 2.5 milionë rrënjëve të korrura nga policia, siç pohon ajo vetë, nuk u shkatërrua, por policia e ka depozituar atë në tunelet e ushtrisë dhe depot e Rezervave Shtetërore për ta trafikuar çdo natë nga toka, deti dhe ajri. Video e mëposhtme tregon vetëm një nga qindra tunelet e mbushura me drogë!”, shkruan Berisha.
Pas hetimeve të Prokurorisë, një ditë më parë u gjetën dhe u sekuestruan në një tunel të ushtrisë në fshatin Reth Baz të Matit 2 ton e 55 kg kanabis. Lënda narkotike u gjet e futur në thasë në një tunel të ushtrisë dhe një konteiner në vendin e quajtur “Shullani i Vilës”.
Nga kontrolli i ushtruar në tunel u gjetën dhe u sekuestruan 73 thasë, ndërsa në konteiner u gjetën 139 thasë me kanabis të papërpunuar, pas peshimit rezultoi mbi 2 tonë. Gjithashtu po gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në brendësi të konteinerit edhe një armë zjarri tip Kallashinkov.

2 tonelatat e drogës në tunelin e Matit ruheshin nga policia

Burime nga Prokuroria bënë të ditur se, të dielën në fshatin Rreth-Bazë të Matit janë gjetur plot 2 ton e 55 kg drogë. Të njëjtat burime pohojnë se, droga e gjetur në tunelin e ushtrisë ruhej nga policia dhe lënda narkotike ishte bërë gati për t‘u trafikuar jashtë shtetit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Prokuroria e Rrethit Mat është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasit Andrea Gjinaj, 33 vjeç, banues në fshatin Rrethë-Baz, Mat, për  veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, pronari i ligjshëm i tokës shtetasi E.D, 37 vjeç, i cili e ka lëshuar me qira tokën e tij shtetasit të arrestuar. Policia po heton zyrtarë të lartë të policisë për përfshirje në kultivimin dhe trafikimin e drogës.
Grupi hetimor ka gjetur dhe një kontratë noteriale mes pronarit dhe të arrestuarit për një pagesë qiraje të tokës prej 250 mijë lekësh në muaj. Në bazë të kësaj kontrate u bë edhe prangosja e 33-vjeçarit. Dyshohet se droga do të trafikohej jashtë vendit dhe pjesë e grupit janë disa persona.
Krahas sasisë së drogës, grupi hetimor ka sekuestruar edhe kontratën e bërë mes pronarit të tokës dhe qiramarrësit, në bazë të së cilës mësohej se 37-vjeçari merrte në muaj afro 250 mijë lekë të reja një vlerë e lakmueshme kjo edhe për tokat në kryeqytet.
Pasi u zbuluan tonelatat e drogës në tunelin e ushtrisë, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako bëri të ditur se shkarkoi nga detyra shefin e Komisariatit të Laçit, si dhe disa punonjës policie të Kurbinit dhe Lezhës, pasi favorizuan mbjelljen e kanabisit. Ai tha se ka dyshime edhe për drejtorin e policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit dhe fshehjen e tij në tunelet e ushtrisë, por nuk mori asnjë masë ndaj tij.
Droga u kap në vendin e quajtur “Shullani i Vilës”, në fshatin Rreth Baz, Mat, policia gjatë kontrollit në një tunel dhe në një konteiner në tokën e marrë me qira nga shtetasi Andrea Gjinaj, ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike e pa përpunuar, degë, kërcell e gjethe të bimës narkotike, e futur nëpër thasë, e cila pas peshimit rezultoi mbi 2 tonë e futur në 149 thasë.

Në 3 muaj janë kapur në Greqi 10 milionë euro drogë nga Shqipëria

3.5 ton drogë nga Shqipëria janë kapur nga policia greke në harkun kohor të 3 muajve. Shifrat janë bërë publike nga policia greke, e cila thekson se pjesa më e madhe e lëndëve narkotike të kapura kanë hyrë nga Shqipëria dhe kanë qenë të destinuara për tregun grek.
Vlera e sasisë prej 3.5 ton drogë të kapur në Greqi shkon në rreth 10 milionë euro. Kryesisht është trafikuar kanabis sativa, por nuk kanë qenë të pakta rastet e kapjes të heroinës dhe kokainës. Sipas mediave greke, çmimi i heroinës varion 15-30 euro për gram dhe 12 mijë deri në 20 mijë euro për kilogramë. Kurse çmimi i kokainës është disa herë më i lartë, 60-100 euro për gram dhe 30 mijë deri në 60 mijë euro për kilogram.

Gjysëm ton drogë nga Shqipëria sekuestrohet në Greqi

Policia greke sekuestroi dje gjysëm tonë drogë në dy operacione. Mediat greke shkruajnë se droga ishte futur nga Shqipëria me një kamion. Fillimisht është sekuestruar në Katerini 210 kg drogë që ishte sjellë nga Shqipëria. Në një tjetër operacion, në Halkidona të Athinës, është gjetur një maune me 260 kg, gjithashtu kanabis.
Të hënën pasdite, policia greke njoftoi se janë vënë në pranga dy shtetas grekë të moshës 18 dhe 28 vjeç, si dhe një 40-vjeçar nga Shqipëria. Sipas policisë, organizata kriminale importonte nga Shqipëria sasira të mëdha kanabisi, që destinoheshin për tregun e Evropës Perëndimore. Për nxjerrjen e drogës nga Greqia përdoreshin furgona të transportit ndërkombëtar.
40-vjeçari shqiptar ishte i ngarkuar me marrjen e drogës në dorëzim, në kufirin midis dy shteteve dhe sjelljen e saj në Katerini, në Greqinë Veriore. Dy shtetasit grekë kishin për detyrë magazinimin e kanabisit në vendet e fshehta, ndërsa një 48-vjeçar grek, që është shpallur në kërkim, merrte përsipër transportin e saj në Evropë.
Një tjetër sasi e madhe droge është zbuluar në Halkidona të Athinës. Një maune të parkuar, zbuluan 241 paketa plastmasi, me peshë të përgjithshme 266,6 kg kanabis. Sipas policisë maunia ishte vjedhur në muajin mars, në Aharnon të Athinës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Exit mobile version