Policia gjobit Kryemadhin dhe Kërpaçin me urdhër nga lart për maskat

Policia gjobitur kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputeten Floida Kërpaçi pasi nuk mbajnë maskë në takimet publike. Policët janë shprehur se kishin urdhër nga lart.

Vetë Kryemadhi është shprehur se nuk është në dijeni të gjobës, pasi nuk e ka ndaluar asnjë polic për t’i kërkuar të dhënat. ‘Nuk jam në dijeni të gjobës pasi nuk më ka ndaluar asnjë polic’, është shprehur Kryemadhi.

Policia e ka parë nga ‘ekrani i televizioneve’ se Kryemadhi e Kërpaçi kanë qenë pa maska dhe kanë vendosur tu presin fletë gjobën prej 3 mijë lekësh.

Kryetarja e LSI-së zhvilloi paraditen e sotme takime me banorët e Kominatit, me të cilët madje edhe shkëmbeu takime me duar, ndërkohë që edhe më herët është shprehur se nuk do ta mbajë maskën në publik.

Kryemadhi dhe Kërpaçi sipas burimeve policore janë gjobitur në rrugën ‘Llazi Miho’, pasi janë kapur duke lëvizur pa maskën mbrojtëse.

Në këto kushte, sipas policisë, në zbatim të Aktit Normativ, të dyja këto shtetase janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë secila, dhe në rast se shkelja përsëritet ato do të gjobiten më rëndë.

Artikulli paraprakKapja e 2.6 ton lëndë narkotike në Mal të Zi, Alibeaj: Kaloi nëpër territorin shqiptar, ngjarja u mbajt e fshehur
Artikulli tjetërIsh-deputeti rrëzon propagandën e Ramës: Shkolla “Demokracia” në Mamurras 1 vit pas tëmetit është e rrënuar dhe jo e rindërtuar