Pollo: Vendimi përfundimtar për hapjen e negociatave pas zgjedhjeve

Zgjedhjet dhe dekriminalizimi janë dy kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Brukseli do të japë sot rekomandimin drejtuar Komisionit Europian për hapjen e negociatave, por ky rekomandim do të shoqërohet edhe me kushte të forta. “Është pothuajse e ditur se rekomandimi i nesërm (sot) i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë do të jetë me kushtëzime dhe vendimi i vendeve anëtare të BE-së për këtë, do të merret në fund të vitit 2017 ose në maj 2018”, tha dje deputeti Pollo, anëtar i delegacionit parlamentar të PD në takimin ndërparlamentar Shqipëri-Parlamenti Europian. Ndryshe nga propaganda amatoreske e Kryeministrit, Pollo ka qartësuar se rekomandimi është një hap krejt i ndryshëm nga vendimi përfundimtar. PD ka kërkuar pikërisht rekomandimin për hapjen e negociatave të shoqëruar me përmbushjen e dy kushteve për zgjedhje të lira dhe dekriminalizimi. Këto janë dy kushte që Ramës nuk i interesojnë. Rama nuk kërkon të zhvillojë zgjedhje të lira dhe nuk kërkon të largojë kriminelët nga fushata elektorale që po afron. Ndaj dje nxori lehësin Balla që të bëjë një diversion me qëndrimin e mbajtur nga PD në Parlamentin Europian.
Pollo thotë se kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian nuk ndryshojnë çfarëdo të thotë PD ose PS dhe eurodeputetët. “Sot në Bruksel përfaqësuesit e PD votuan që BE të ketë si kushte dekriminalizimin e shtetit, dekanabizimin e fushave dhe maleve, zgjedhje të lira e të ndershme e anulimin e koncesioneve (PPP) gjakpirëse. Kjo është mënyra më e mirë sesi Bashkimi Europian mund të ndihmojë shqiptarët e shtetin e tyre gjatë 12 muajve të ardhshëm, si dhe me një vendim pozitiv për negociatat në dhjetor 2017 apo maj 2018. Llafet e tjera janë llogje hedh hi syve”, tha Pollo.

Exit mobile version