Pompeo: Mbi 1 milionë myslymanë mbahen në kampe përqëndrimi në Kinë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi kreun e gjigantit kinez të telekomunikacionit, Huaëei Technologies se ka gënjyer rreth marrëdhënies së kompanisë së tij me qeverinë e Pekinit.

Pompeo tha në një intervistë të enjten për kanalin CNBC se Huaëei “ka lidhje jo vetëm me Kinën, por edhe me Partinë Komuniste Kineze”. Ai shtoi se: “ekzistenca e këtyre lidhjeve e vendos informacionin amerikan që kalon në këto rrjete në rrezik”.
Huaëei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të rrjetit të telekomunikacionit, është një lider në teknologjinë 5G. Kompania ka qenë duke u përpjekur të fitojë kontrata për të ndërtuar një rrjet global që do ta bënte internetin shumë më të shpejtë.

Javën e kaluar, Uashingtoni ndaloi kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Huaëein, duke shkallëzuar një luftë të nxehtë tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Drejtori ekzekutiv Ren Zhengfei ka deklaruar se kompania e tij nuk do të ndajnë informacione sekrete të përdoruesve. Huaëei mohon të jetë e kontrolluar nga Pekini. Kompania gjithashtu thotë se nuk punon me qeverinë kineze, një pohim që sekretari Pompeo e hedh poshtë.

“Të thuash se ata nuk punojnë me qeverinë kineze është një deklaratë e rreme,” tha Pompeo duke iu referuar Huaëeit. “Atij, i kërkohet nga ligji kinez ta bëjë një gjë të tillë,” shtoi Pompeo. “Drejtori ekzekutiv i kompanisë Huaëei të paktën në këtë pikë nuk po i thotë të vërtetën popullit amerikan dhe as botës.”

Pompeo konfirmoi një raport të kohëve të fundit të Neë York Times se Kina po përdorte një sistem të mbikëqyrjes së teknologjisë së lartë si pjesë e një përpjekjeje policore që mund të gjurmonte dhe të nënshtronte anëtarët e grupeve etnike, duke përfshirë myslimanët ujgurë.

Shtetet e Bashkuara pretenduan më parë këtë muaj se Pekini kishte izoluar më shumë se një milion myslimanë të pakicave në “kampe përqendrimi”.

Ambasadori kinez Cui Tiankia tha të martën në një intervistë për Fox Neës se kishte qendra trajnimi për ata që janë dënuar për kundërvajtje. Pompeo u përgjigj se objektet ishin në të vërtetë “institucione autoritare të ri-edukimit”.

Exit mobile version