Populli do t’i fshijë!

Kryetari i PD, Basha deklaroi nga Parlamenti se një qeveri e lidhur me krimin dhe vjedhjet nuk ikën përmes një pakti politik do të fshihet nga protesta popullore.
Replika e Bashës me Ballën
Z. Ruçi, e ke të qartë, sepse ke qenë edhe ti javën e kaluar në Berlin sesi është gjendja. Për pesë kriteret kryesore të Komisionit jo vetëm që s’ka progres, por ka regres.
1. Korrupsioni është zhytur më thellë dhe këtë e tregon TransparencyInternational.
2. Lufta kundër krimit të organizuar është ku thërret qameti, sepse ju kanë kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me bandat e krimit të organizuar për të ardhur në pushtet dhe për të mbajtur pushtetin.
3. Në administratën publike, po kështu, jua nxori Zëri i Amerikës sesi i bëni emërimet.
4. Vendi është në krizë ekonomike.
5. Të drejtat dhe liritë e qytetarëve, i dhunoni në mënyrën më të pacipë, nga Unaza, në Shkozë, në Himarë, tek Teatri.
Pra, ju jeni damkosur, si pengesa kryesore për integrimin europian të vendit.
Zgjidhja jonë politike, të cilën edhe një herë jua ofroj, jo vetëm kukullave të krimit, por socialistëve të ndershëm, nga pozitat e kundërshtarit politik, është një qeveri tranzitore, pa këtë kryeministër hajdut, të kapur në flagrancë, e cila jo vetëm do të zhbllokojë pengmarrjen e demokracisë të kësaj salle, të kësaj qeverie, që merr vendime vetëm për një pakicë, oligarkësh, hajdutësh e kriminelësh, por është shansi i vetëm.

Sa më herët ta bëjmë, që të zhbllokoë edhe integrimin europian të vendit, hapjen e negociatave. Që do të bëhet, do të bëhet!
Nëqoftëse nuk arrihet përmes një marrëveshje politike, edhe një herë po ju them, se populli do të vijë ta çlirojë edhe këtë sallë, edhe institucionet. Do t’i fshijë ministrat dhe deputetët e lidhur me krimin.
Por nëqoftëse keni një fije ndërgjegje, thirrini arsyes, kujtoni se çfarë ju thanë në Berlin! Hapini rrugë zgjidhjes politike, që të keni të paktën një shans sado të vogël. Mos ta humbim përsëri hapjen e negociatave për herë të tretë.
Hapja e negociatave për herë të tretë do të humbet për shkak të një emri, që ka ndërtuar një model me të cilën, nuk ka negociata.
Jua bëj këtë jo si kërcënim, por si thirrje atyre që, me të vërtetë e ndjejnë përgjegjësi politike, edhe pse janë kundërshtarët tanë.
Thirrini arsyes, përndryshe nuk do t’i lini asnjë rrugë tjetër qytetarëve, përveçse të marrin fatin e tyre në duart e tyre, të marrin institucionet e tyre në duart e tyre, se në dorë të krimit, oligarkëve dhe hajdutëve nuk kanë për të qëndruar më, çfarëdo që të bëni e të thoni.

Basha

Exit mobile version