Elisa ka marrë sot nofkën e re. Ajo ëshët “Nafija” e Ramës dhe duke qenë e tillë ka bërë jo pak, por plot 5 milionë euro në krye të doganave. Kryetari I PD, Basha ka zbardhur një pjesë të vjedhjeve të Spiropalit.
Denoncimi i Bashës
Problemi që parashtron zonja Kryemadhi, e parashtron, natyrisht, si një veterane e themelimit të PS dhe FRESSH. E kuptoj nostalgjinë që ka prej ditës së parë, i kam konsideruar socialistët kundërshtarë politikë, fillimisht, si pasardhës të një partie që i bëri gjëmën këtij vendi, por edhe pas përpjekjes për reformim, për shkak të ndarjes totale të pikëpamjeve të çështjeve themelore të shoqërisë.
Kemi 5 vjet që nuk flasim më me socialistë, kemi tre palë zgjedhje që nuk kemi socialistë përballë.
Kë kemi përballë?
Banditë.
Hajdutë.
Dhe ky është problemi i madh i vendit. Nuk është “Nafija” problemi në vetvete. Problemi është se kur “Nafija” që kapet me ata dy tregtarët që u mori 500 mijë, e mbani mend videon që ju nxori, ne vend që të shkojë në burg, promovohet. Mburret se bëra 5 milionë në dogana.
Ky është modeli që i jep grave dhe vajzave socialiste?
Që në këtë parti do të ecësh përpara vetëm po të jesh “Nafije” dhe po të vjedhësh. Dhe ky është edhe problemi i Kavajës.
Se nuk ka nevojë të futemi në teorinë sociologjike dhe se si duhet të punojmë që mos të ndodhin trauma të tilla. As të drejtojmë gishtin tek adoleshentët. Por që për 1 muaj, operativët policisë të mos marrin vesh se çfarë po bëhet, ky është rezultat i drejtpërdrejt i dy faktorëve.
Shthurjes totale të policisë, që i kanë vënë detyrë të mbrojë kriminelët.
Dhe një qyteti që para një viti ka patur një Kryetar Bashkie njeriun e dënuar për përdhunimin në grup të një minoreneje.
Ky është modeli që duhet flakur me çdo kusht dhe me çdo çmim dhe jam i bindur se këtë do të bëjnë qytetarët me 16 Shkurt.