Postimi i Trump: Përmbysje e rezultateve javën e ardhshme, do të fitojmë

Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shpresë se i ka fituar zgjedhjet, ndonëse rezultati paraprak flet ndryshe. Ai ka thënë se do të fitojë dhe se rezultatet do të fillojnë të dalin javën e ardhshme.

“Do të fitojmë. Jemi duke bërë përparim të madh. Rezultatet fillojnë të dalin javën e ardhshme. Bëjeni Amerikën madhështore përsëri!”, shkroi ai në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, gjiganti i rrjeteve sociale postimeve të Trumpit ua ka bashkëngjitur linqet ku thuhet se Joe Biden pritet të jetë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke cituar agjencinë Reuters dhe shumë burime tjera.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një realitet të ndarë që nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Ish nënpresidenti Joe Biden, fituesi i parashikuar i zgjedhjeve, thotë se ai do të fillojë tranzicionin për të marrë qeverisjen e vendit. Presidenti Donald Trump thotë se votat ende po numërohen në disa shtete dhe atij duhet t’i jepet një shans për sfidat ligjore të paraqitura në shtetet ku ka pretemdime për manipulime.

“Mendoj se janë interesante deklaratat nga disa individë që thonë se zgjedhjet ishin një fitore e madhe për Joe Biden. Thjesht nuk është ashtu sepse ka kaq shumë nga këto shtete që janë ende në lojë”, thotë Kristi Noem, guvernatore republikane e Dakotës së Jugut.

Udhëheqësit demokratë u bënë thirrje kolegëve të tyre republikanë të pranojnë rezultatet e parashikuara të zgjedhjeve për hir të vendit, ose të sigurojnë prova të manipulimeve.

“Nëse republikanët do të mbështesin Presidentin Trump në qëndresën e tij për të mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve, presidenti duhet të tregojë disa prova, jo vetëm postime të zemëruara në Twitter”, thotë Chris Coons, senator demokrat nga shteti i Delauerit.

Exit mobile version