Deputetja e PD, Andia Ulliri, në çdo rast është bërë mbështetje e komunitetit të zonës ku ajo i përfaqëson në Parlamentin shqiptar me shumë vëmendje dhe përkushtim për këtë kominitet të zonës së Fushë Krujës.
Ndonëse kreu i bashkisë Krujë premtoi rikonstruksionin e shkollës së fshatit Nikël, e cila u rrafshua me shumë se dy vite më parë me qëllim rikonstruksionin e plotë të saj, asgjë nuk është lëvizur duke lënë 445 nxënës nga ky fshat të udhëtojnë me mjete transporti deri në Fushë Krujë.
Nga dita e djeshme nxënësit dhe prindërit kanë pretestuat pranë ish-shkollës së dëmtuar me qëllim sensibilizimin e qeverisë dhe pushtetit vendor të mbajnë prrmtimin.
Në protestën e sotme është bashkuar edhe deputetja e zonës Andia Ulliri, e cila ka treguar neglizhencën e autoriteteve vendore dhe qendrore dhe është shprehur në mbështetje të komunitetit të zonës.