Shtohen pretendentët për Ernest Muçin, përfundon në “lupën” e gjigantëve turq

Me shumë gjasa ky do të jetë sezoni i fundit i Ernest Muçi te skuadra e Legias së Varshavës. Mediat turke bëjnë të ditura se gjiganti turk Beshiktash, ka shprehur interesim për të marrë shërbimet e lojtarit të Shqipërisë.

Sigurisht që problemi kryesor është vlera e kartonit, pasi Muçi nuk lëshohet për më pak se 10 milionë euro. Te Beshiktashi, është trajner Fernando Santos, njeriu që u shkarkua pas humbjes që Shqipëria i shkaktoi Polonisë. Muçi duket se është shndërruar në të preferuarit e Santosit, me portugezin që kërkon të transferojë në Turqi, talentin shqiptar.

Lojtari i Kombëtares ka mbushur tri vite nga transferimi në Poloni dhe mund të ndyshojë skuadër në verë. Legia është e vetëdijshme për “xhevahirin” që ka në dorë dhe kërkon të përfitojë një shifër të majme nga shitja e tij.

Exit mobile version