Presidenti i PSG konfirmon Emery

Pas asaj disfate të bujshme përballë Barcelonës që i dha një tjetër goditje projektit të PSG për të arritur në Europë ishte hedhur edhe hipoteza e një tërheqje të mundshme të Presidentit Al Khelaifi, por sheiku ndërpret që pa lindur mirë çdo spekullim, duke folur pas eliminimit historik që skuadra e tij pësoi nga Barcelona.
“Si do t’ja bëj tani të bind lojtarët që të vijnë në Paris? Ka pak skuadra që janë në gjendje të mundin Barcelonën 4-0. Kemi një trajner që ka fituar tre trofe europianë rradhazi dhe mendoj se në botën e futbollit kemi fituar respektin e të gjithëve”, u shpreh Al-Khelaifi.
Pavarësisht zhgënjimit e irritimit për atë disfatë 6-1 që goditi projektin e tij pikërisht atëherë kur dukej se ishte në momentin më të mirë, Presidenti i Paris Saint-Germain predikon maturi. “Do të ishte dicka e gabuar nëse do të mendonim të ndërprisnim projektin pas një disfate të rëndë, edhe klubeve të tjerë në Europë ju është dashur shumë kohë pasi kanë ndryshuar pronarë për të arritur te fitoret”, tha ai.
Për këtë arsye numri një i klubit blindon në stol trajnerin Unai Emery që përfundoi në bankën e akuzës pas eliminimit nga Barcelona. “Forca e një klubi të madh është ajo për të ruajtur gjakftohtësinë edhe në momentet më të vështirë dhe të mos mendojë për ndryshime të menjëhershme”, tha presidenti i PSG. Duke kujtuar se cfarë ndodhi me Laurent Blanc, mbetet për t’u parë nëse Al Khelaifi do të ketë të njëjtin mendim edhe në fund të sezonit.

Exit mobile version