Presidenti Meta nis procedurat për shpërndarjen e Parlamentit, letra…

Presidenti Meta ka marrë hapat e parë institucionalë drejt shpërndarjes së Kuvendit, pasi përmes një letre i ka kërkuar informacion KQZ lidhur me numrin e deputetëve që janë sot legjitim.

Përmes letrës që i ka drejtuar Klement Zgurit, Meta pyet kreun e KQZ lidhur me numrin e deputetëve që ka aktualisht Kuvendi, dhe ndarjen e tyre sipas qarqeve dhe subjekteve zgjedhore.

Nuk dihet se çfarë është duke bluar në kokë kreu i shtetit, po edhe sot teksa dha një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se Kuvendi që kishte votuar rezolutën kundër tij ishte ilegjitim.

Meta u shpreh sot se: Presidenti është zgjedhur nga një parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Besoj se jam shumë i qartë. Presidenti është Republikë, dhe Republika është e qytetarëve.

”Presidenti kërkon që të izolohet çdo i çmendur që shkel ligjin. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira, dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjithë, ne na lind e drejta që ti ftojmë të kthehen në rrugën e ligjshmërisë. Mund ta çoni dhe në gjykatën e Skraparit po të doni, po vendimin për dekretin e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha me tej presidenti.

Exit mobile version