Prindërit e Leos kishin dy origjina

Lionel Messi do të rreshtohet kundër kombëtares italiane të premten mbrëma, ndërsa Argjentina përgatitet për Kupën e Botës së verës së këtij viti në Rusi. Finalistët e “Botërorit 2014” luajnë ndeshjen e parë të vitit 2018 kundër Italisë, e cila nuk arriti të kualifikohej për turneun madhor të verës. Ky ballafaqim do të luhet në fushën neutrale të stadiumit “Etihad”, të Manchester City. Messi është emëruar në skuadër për të udhëtuar drejt Manchesterit, por ai mund të kishte qenë në rresht për kundërshtarin e së premtes, nëse Argjentina nuk do të kishte bërë lëvizjen e parë, kur ai ishte fare i ri. “Goal.com” e heton këtë mundësi, ashtu si për Spanjën.
Messi mund të luante për Italinë
Prindërit e yllit të Barcelonës kishin dy origjina italiane. Messi, në të vërtetë, do të kualifikohej me një pasaportë italiane nëpërmjet gjyshit të tij të madh, i cili u transferua nga Recanati në vendin e lindjes së pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, në Rosario, viti 1883. Nuk ka asgjë të shënuar për të sugjeruar që Federata italiane e Futbollit është përpjekur që ta bindë Messin, sa ishte fare i ri, për t’u angazhuar në formacionin italian. Megjithatë, duke parë mundësitë e aktivizimit me Argjentinën, por edhe me Spanjën, kuptohet se tentativat për shërbimet e tij do të kishin dështuar.

Messi mund të luante për Spanjën
Me Italinë jashtë gare ishte mundësia e një shkëmbimi të logjikshëm midis vendit të lindjes së Messit, Argjentinës dhe vendit të banimit, Spanjës, për shkak të një gjyshi të madh katalanas, i cili ka lindur në Balaguer. Pas lëvizjes së Messit në Barcelonë, drejtori i klubit të futbollit, Carles Rexach, e shtyu Federatën Mbretërore spanjolle për të siguruar të ardhmen e lojtarit. Ishte dëshira e Messit për të përfaqësuar Argjentinën, megjithatë bëri që Federata e Futbollit të Argjentinës ta zyrtarizonte me Albiceleste, në dy miqësore të U-20, në vitin 2004, kundër Paraguajit dhe Uruguajit. Pas tre golash në këto dy ndeshje dhe 11 golave dhe 16 golave në sezonet e tij të ardhshme për U-20, Messi u promovua në U-23 dhe përfundimisht në kombëtaren e parë. “Kur isha fëmijë, prisja që të merrja një telefonatë nga AFA (Federata argjentinase e Futbollit), thotë Messi në librin e tij, ‘Messi, The Patriot’. Unë u pyeta jozyrtarisht nëse doja të luaja për Spanjën, por gjithmonë thashë se dua të luaj për ekipin tim kombëtar, sepse e dua Argjentinën dhe këto janë ngjyrat e vetme që dua të përfaqësoj. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i zjarrtë i ekipit kombëtar. I kam shikuar lojërat në televizion, sepse nuk munda të shkoja kurrë në stadium e t’i shikoj si tifoz”.

Futbollistë të tjerë argjentinas-italianë
Mauro Camoranesi, që ka luajtur 55 ndeshje me kombëtaren e Italisë, ka lindur në Tandil të Argjentinës. Raimundo Orsi, fitues i pesë titujve të Seria A, në mes të viteve 1930-1935, ishte gjithashtu i gatshëm për të përfaqësuar të dy vendet dhe bëri paraqitje për të dyja kombëtaret. Orsi luajti për Argjentinën në periudhën 1924-1928, përpara se të kalonte me Italinë për gjashtë vjet, duke fituar Kupën e Botës me axurrët, madje duke u rikthyer në detyrë për një ndeshje në Argjentinë, më 1936. Dani Osvaldo, dikur i Romës, Juventusit dhe Interit, gjithashtu pati një paraqitje 14-vjeçare me kombëtaren e parë italiane, edhe pse ka lind në Lanus të Argjentinës. Omar Sivori, Humberto Maschio dhe Antonio Angelillo, me mbiemra “engjëjsh”, por me fytyra “të ndyra”, luajtën për të dyja kombëtaret, Argjentinën dhe Italinë, ashtu si Luis Monti, më parë lojtar i Juventusit. Ylli aktual i Juventusit, Paulo Dybala, kishte, gjithashtu, të drejtën të luajë për Italinë dhe Argjentinën, po ashtu edhe për Poloninë, por zgjodhi të angazhohet tek Albiceleste. “Ndjehem 100 për qind argjentinas, edhe pse dukem i huaj me këto sy të zbehtë, tha Dybala më parë për ‘La Repubblica’. Kur kisha për të zgjedhur, nuk kisha asnjë dyshim, nuk kam bërë asnjë llogaritje. E dija se do të kisha më pak konkurrencë tek Italia apo Polonia, por doja të luaja për Argjentinën time. Kurrë nuk kam pasur dilemë për këtë zgjedhje. Nuk do të isha i lumtur në një ekip kombëtar, që nuk ndihej si i imi, për të dëgjuar një himn që nuk është imi, me ngjyra që nuk më përkasin mua. Miku im, Franco Vazquez, ka një nënë italiane. Unë kam vetëm një pasaportë italiane në sajë të një gjysheje, për të cilën nuk di asgjë. Ai ndjehet italian, unë jo”.

Exit mobile version