“Ekspertët kaluan para shtëpisë dhe nuk ma vlersuan shtëpinë”. Pritja e gjatë i ka sjellë zhgënjim qytetares të dëmtuar nga tërmeti në njësinë 4 në Tiranë, Fatime Joca: S’kemi ku të rrimë, s’kemi ku flejmë, më mirë të dalim jashtë se sa brenda.
Shumë familje të Tiranës, të cilët patën dëmtime që në tërmetin e parë të 21 shtatorit, janë ende në pritje të ndihmës nga shteti. Fatime Joca, banore në Njësinë nr.4 Tiranë, thotë se edhe pse u ka kërkuar ekspertëve që të shohin shtëpinë e saj, kur kanë qenë në lagjen e saj, ata nuk kanë shkuar.
Në bisedën që pati me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zupa, ajo thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që u ka bërë dhe institucioneve përkatëse, nuk ka gjetur zgjidhje akoma. Më tej ajo shprehet se dimri po vjen dhe me shtëpinë e dëmtuar është e pamudur të përballohet i ftohti dhe lagështirat.
Fatime Joca: Quhem Fatime Joca, kam bërë ashtu, si i thonë për punën e tërmetit, për punën e shtëpisë për tërmetin, nuk më kanë ardhur. Kanë kaluar këtu, u kam thënë hajde më shikoni shtëpinë, nuk kanë ardhur, domethënë nuk e di se çfarë… ca të nënës, ca të babës me këtë qeveri, nuk e di se çfarë bëhet.
Ina Zhupa: Fatime ty të është dëmtuar nga cili tërmet, nga tërmeti i parë?
Fatime Joca: Tërmeti i pare, i shtatorit njëher.
Ina Zhupa: Po.
Fatime Joca: Pastaj filloi i nëntorit, pastaj filluan këto tërmetet e vogla.
Ina Zhupa: Ty deri tani nuk të kanë dhënë asgjë, nuk ke përfituar asgjë?
Fatime Joca: Jo, jo ,jo asgjë, asgjë, asgjë.
Ina Zhupa: Nuk të kanë thënë ça dëmtimesh kanë shkruar?
Fatime Joca: Jo, jo, fare, fare. Biles unë i kam patur në foto, ja kam çuar më ka thënë bëj kërkesën. Kam bërë kërkesën të gjithë i kam realizuar, mua jo.
Ina Zhupa: Ti letrat i ke plotësuar, i ke çuar?
Fatime Joca: Po i kam çuar. Kam dhënë dhe numër telefoni, nuk më ka ardhur njeri moj motër.
Ina Zhupa: S’të kanë ardhë?
Fatime Joca: Fare, fare, absolutisht. Kanë kaluar këtu, kam lënë dhe numër telefoni nuk më ka ardhur njeri moj motër.
Ina Zhupa: Fare?!
Fatime Joca: Fare fare absolutishtë, kanë kaluar këtu, i kam thënë do vish që t’ma shohësh shtëpinë, nuk më kanë ardhur. Shtetit i kërkoj që të vej dorën në zemër për ne, të vijnë të na i rregullojnë dhe neve një çik. Dimri po vjen, të ftohti ça bie jashtë, bie brenda. S’kemi ku të rrimë, s’kemi ku flejmë, më mirë të dalim jashtë se sa brenda.