Nis sot shqyrtimi i çështjes penale në seancë paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arhmen Ahmetaj për veprën e shpërdorimit të detyrës për ashtuquajturën çështja ‘Buka’.
Sipas Prokurorisë ai ka abuzuar me detyrën në privatizimin e fabrikës. Seanca gjyqësore nisi pak pas orës 09:00.
Ahmetaj ndodhet prej muajsh në arrati për vepra të rënda penal që lidhjen me çështjen e incenatorëve. Pak ditë më parë Ahmetaj humbi dhe mandatin e deputetit, pasi prej gati 6 muajsh nuk u paraqit në Kuvend, ndërsa vendin e tij e zuri Plarent Ndreca.