Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea është filmuar dhe fotografuar duke marrë qesen e mbushur me 50 mijë euro nga Petraq Dashi me cilësinë e ndërmjetësit. Bëhet e ditur se, Prokuroria e Përgjithshme me ndihmën e agjentëve të Policisë së Shtetit, ka dokumentuar me cilësinë e provës, fotografitë dhe videon e regjistruar kur Këshilltari në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend merr paratë. Këto para, sipas akuzës, vetëm pak minuta para takimit mes Odhise Andrea dhe Petraq Dashit, ky i fundit i ka marrë në dorëzim nga dy të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilët janë filmuar.
Sipas akuzës, gjithçka ka nisur rreth dy muaj më parë, pas informacioneve se dy shtetas nga Saranda po interesohen të paguajnë një shumë të konsiderueshme parash në Gjykatën e Lartë për të marrë pronën e tyre me sipërfaqe rreth 40 hektarë. Pas këtij informacioni, është regjistruar si procedim penal, duke vendosur në përgjim disa numra telefoni. Gjatë kësaj kohe, thuhet në dosje, hetuesit kanë pikasur disa telefonata implikuese mes shtetasve Ilia Çabiri e Eleni Lino dhe shtetasin Petraq Dashi. Ky i fundit kishte njohje me bashkëshortin e gjyqtares Majlinda Andrea, i cili i kishte marrë përsipër dhënien e vendimit në favor të tyre kundrejt 50 mijë eurove. Burimet thonë se me datë 11 korrik, një ditë para shpalljes së vendimit në dhomën e këshillimit nga tre gjyqtarët me relator Maljinda Andrea, dy sarandiotët Ilia Çabiri e Eleni Lino i dorëzojnë paratë ndërmjetësit Petraq Dashi.
Vetëm pak minuta pasi merr paratë, Dashi i dorëzon bashkëshortit të gjyqtares në një lokal, të pashqetësuar. Të nesermen, më datë 12 korrik, ashtu siç i kishin premtuar vendimi jepet në favor të dy sarandiotëve. Por më datë 13 korrik, Prokuroria dyshon se informacioni rrjedh, duke i njoftuar bashkëshortët Andrea për vëzhgimin. Pasi marrin dijeni, Odhise Andrea së bashku me Petraq Dashin paraqiten përsëri pranë një noteri ku deklarojnë se, parat janë marr borxh. Por pavarësisht këtij veprimi për të fshehur parat e marra na formë ryshfeti, çifti Andra mbrëmjen e së pretmës largohen nga Shqipëria. Pikërisht ditën kur Prokuroria i kërkoi Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, kolegëve të gjyqtares Majlinda Andrea ta pezullojnë atë nga detyra dhe të caktojnë masën e sigurisë “arrest me burg” për bashkëshortin e saj Odhise Andrea.
Të shtunën, Gjykata zbardhi vendimet e masës së sigurisë, por çifti Andera ishte larguar drejt Italisë nga Porti i Durrësit. Ku paaraditen e së hënës, gjyqtarja e pezulluar nga detyra me vendim Gjykate është kthyer e vetme në Shqipëri, ku pritet të merret në pyetje në ditët në vazhdim. Ndërsa bashkëshorti Odhise Andrea vazhdon të jetë në kërkim me masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi nuk është kthyer.
Gjyqtarja kthehet nga “arratia” pa bashkëshortin
Kthehet gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea. Ndaj saj ka një masë sigurie arrest me burg në mungesë. Andrea u largua të premten dhe u kthye sot nga Porti i Durrësit. Ajo dyshohet se u ka marrë tre shtetasve shumën prej 50 mijë eurove në këmbim të një vendimi gjyqësor. Paratë sipas Prokurorisë janë marrë nga bashkëshorti i gjyqtares.
Gjyqtarja Andrea është larguar nga Shqipëria pak orë para se kolegët e saj në Gjykatën e Lartë të vendosnin pezullimin e saj nga detyra, si edhe të nxirrnin urdhrin e arrestit për bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, si edhe për tre persona të tjerë. Largimi i gjyqtares Andrea pak orë para se Gjykata e Lartë të jepte vendimin, u komentua gjerësisht si një “arratisje” e saj për t’i shpëtuar hetimit.
Majlinda dhe Odhise Andrea kani hipur në tragetin Durrës-Bari mëngjesin e së premtes, ndërkohë që trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë vendosi masat e sigurimit ndaj tyre pasditen e së premtes.
Burg për sekserin dhe personin që pagoi 50 mijë euro për gjyqtaren
Gjykata e Lartë ka rivlerësuar masat për tre të arrestuarit në aferën korruptive, ku është e përfshirë gjykatësja Majlinda Andrea. Togat e zeza nuk kanë ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, marrë në mungesë për Petraq Dashin. Sipas Prokurorisë, Dashi është sekseri në këtë histori, pasi është personi që ka dorëzuar 50 mijë euro tek bashkëshorti i gjyqtares Odhise Andrea. Prokuroria ka paraqitur si prova foto dhe video të momentit kur dorëzohet shuma e parave.
Edhe Ilia Çabiri do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Ai është personi që i ka paguar paratë sekserit Dashi, së bashku me Eleni Lino. Kjo e fundit u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Lartë.
Hetimet për këtë çështje Prokuroria i nisi rreth 2 muaj më parë, pas informacioneve se dy persona nga Saranda po interesohen të paguajnë një shumë të madhe parash, për të marrë pronën me sipërfaqe 40 hektarë në Butrint.
Sipas akuzës Petraq Dashi me cilësinë e ndërmjetësuesit ka marrë përsipër të bind kundrejt 50 mijë eurove bashkëshortin e gjyqtares Majlinda Andrea që kjo e fundit të jap vendimin në favor të të dyshuarve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino. Me të dorëzuar parat 3 gjyëtarët me relatore Majlinda Andrean i kanë dhënë të drejt porositëve Çabiri dhe Lino. Por në momentin që Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, gjyqtarja Andrea është njoftuar dhe bashkë me bashkëshortin është larguar në drejtim të Italisë me pushime. Ndërsa në Tiranë u arrestuan tre personat e tjerë, Dashi, Çabiri dhe Lino që pasditën e sotme do të dalin para Gjykatës për akuzën e “korrupsionit” dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj gjyqtarëve.
Pak orë para se të pezullohej nga detyra dhe ndaj bashkëshortit të saj të merrej masa e sigurisë arrest me burg, gjyqtarja e Gjykates se Lartë, Majlinda Andrea dhe i shoqi Odhise Andrea janë larguar nga Shqipëria. Çifti, sipas të dhenave të sistemit TIMS është nisur drejt Italisë rreth orës dy të mëngjesit të së premtes ndërkohë që në mesditë organi i akuzës i cili dyshon se Andrea ka përfituar 50 mije euro rryshfet për një vendim të një aneshëm për çështje pronësie kishte dërguar kërkesen në gjykatë.
Ndërsa Gjykata u shpreh vetëm një ditë më pas veprimi i gjyqtares të le të kuptosh se ajo ka pasur informacion për vendimin që do të merrej ndaj saj, në mos edhe për hetimin e nisur nga Prokuroria e Përgjithshme.
Si u dekonspirua operacioni për gjyqtaren e Gjykatës së Lartë
Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar se personat që kanë dekonspiruar hetimin për gjyqtaren Majlinda Andrea dhe bashkëshortin e saj Odhise Andrea, gjë që u mundësoi këtyre të fundit të largohen përpara se Gjykata të caktonte masat e sigurisë. Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, që prej së premtes ku u konstatua largimi i saj dhe i bashkëshortit. Mësohet se gjyqtarja është larguar me traget drejt Italisë mëngjesin e së premtes, ndërkohë kërkesat kanë shkuar në Gjykatë pasditen e po kësaj dite.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, nga verifikimet e deritanishme dyshohet se informacioni i ka shkuar gjyqtares në momentin e ndërmjetëm, kur për këtë hetim u njoftua edhe policia për të kryer veprime vëzhguese në terren. Grupi i hetuesve ka nisur verifikimin të gjithë personave që kanë pasur dijeni për këtë hetim, duke bërë edhe verifikimet e nevojshme.
Mësohet se hetimet në lidhje me rastin e korrupsionit kanë nisur një muaj më parë. Fillimisht informacioni se gjyqtarja ishte përfshirë në një skemë korruptive ka mbërritur pranë Krimeve të Rënda. Menjëherë ky rast është përcjellë për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka autorizuar përgjimin dhe survejimin e gjyqtares, nga ku ka rezultuar i vërtetë informacioni i marrë pranë krimeve.
Sipas hetimeve rezulton se, Petraq Dashi është një biznesmen nga qyteti i Fierit dhe ai ka patur njohje me bashkëshortin e gjyqtares Odhise Andrea. Dashi ka dalë garant tek Ilia Cabiri dhe Eleni Lino se më shumë prej 50 mijë euro, ata do të kishin në favor të tyre vendimin e Gjykatës së Lartë.
Menjëherë pas një kontrate fiktive huazimi, Cabiri dhe Lino i japin paratë Dashit dhe ky i fundit ja dorëzon bashkëshortit të gjyqtares. Pas dorëzimit të shumës gjithçka është konkretizuar sipas marrëveshjes midis palëve dhe përfaqësuesit e familjeve të pronarëve nga Saranda kanë marrë vendimin për të fituar pronën në emër të tyre, Dashi dhe çiftin Andrea kanë marrë paratë.
Majlinda Andera e cila dyshohet për veprën penale të korrpusionit pasiv të gjyqtarëve sapo ka mbushur tetë vjet nga ushtrimi i funksionit të gjyqtares në Gjykatën e Lartë. Emërimi i saj u dekretuar më 8 korrik 2008 nga Presidenti Bamir Topi.
Deri në këtë kohë, Andrea për rreth 16 vite ka ushtruar funksionin e gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Durrësit ku u emërua një vit, pasi kishte përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Ndërsa bashkëshorti i saj, Odhise Andrea i përfshirë në këtë aferë korruptive, që prej vitit 2014 mban detyrën e këshillarit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë.
Më herët ai ka qenë drejtor teknik në një kompani private sigurie si dhe administrator i shoqërisë “Granitimport Al”. Pas vitit 2013, ai figuron si ortak pasiv në këtë shoqëri ku administrator rezulton të jetë djali i tij.
Referuar deklaratës së pasurisë, gjyqtarja Andrea nuk përfshihet tek njerëzit e pasur të gjyqësorit.
Në formularin që ka plotësuar për interes të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë në periudhën 2012-2015 kategoritë të ardhurat nga bonueset, të ardhurat si anëtare bordesh, të ardhurat nga bizneset, të ardhurat nga qiradhëniet, të ardhura nga çelja e trashëgimisë janë krejtësisht bosh.
Gjyqtarja Andrea ka deklaruar 22 mijë euro si shtesë e krijuar nga një depozitë familjare, gjendje llogari bankare 71 800 lekë dhe tërheqje të vlerës 30 000 euro për të blerë një apartament në Tiranë në shkurt të 2015.