Propozimi i hapjes së negociatave s’ka asnjë vlerë nëse vetëm një vend i BE nuk e ratifikon

Generated by IJG JPEG Library

Komisioni Europian rekomandon nesër hapjen e negociatave për Shqipërinë tek Keshilli i Evropes, organi vendimmarres i krereve të 28 vendeve te BE, që në qershor do të vendosin përfundimisht. Disa vende janë skeptike për përmbushjen e 5 kushteve. Gjermania, Holanda, Greqia, Qipro, Spanja dhe Franca.
Megjithate burime të sigurta kanë konfirmuar se rekomandimi do të jetë i qartë dhe pa ekuivok.
Shkak për rekomandimin e plotë duket se janë rezultatet e deritanishme me vetingun dhe largimin e 15 gjyqtarëve e prokurorëve si pasojë e procesit.
Burimet konfirmojnë se deri në qershor Komisioni Europian pret rezultate konkrete dhe të prekshme nga zbatimi i reformës në drejtësi.
Neser Mogherini ne Tirane
Po nesër Tiranën do ta vizitojë shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini e cila pritet t’i dorëzojë personalisht qeverisë raportin e Komisionit Evropian.
Vizita e Mogherinit vjen në kuadër të një turi Ballkanik ku zyrtarja e lartë e BE-së do të vizitojë edhe Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Në Shqipëri do të udhëtojë më 23 prill edhe Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk.
Ndërkohë më 25 prill kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Berlinit i ftuar në takim zyrtar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Propozimi për hapjen e negociatave është vetëm ahpi i parë i rëndësishëm. Ky propozim më pas duhet të miratohet nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të BE. Nëse edhe vetëm një vend I vetëm nuk e ratifikon hapjen e negociatave, atëhere propozimi konsiderohet si i pavlerë. Disa nga vendet e BE kanë rezerva të forta me qeverinë Rama dhe problemet kryesore lidhen me kriminalitetin dhe drogën.

Exit mobile version