Deputetët e PD kërkojnë që Fatmir Xhafa të kalojë në Vetting. Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë propozuan disa ndryshime që, në bindjen e tyre, e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin e vettingut në polici.
Partia Demokratike propozoi 3 ndryshime thelbësore.
Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.
Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.
Shtrija nga 5-10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet.
Propozimet kryesore të Partisë Demokratike nuk janë pranuar nga maxhoranca duke rrëzuar edhe alibinë e ngritur një ditë më parë nga Ministri i Brendshëm se ishte i gatshëm që vetting të niste prej tij.