Protesta kombëtare, studentët e rretheve nisen drejt Tiranës

Studentëve të Tiranës do t’i bashkohen edhe kolegët e tyre nga rrethet. Rreth 200 studentë janë mbledhur Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ ndërsa do të nisen drejt Tiranës.
Ndërkohë, nga Shkodra drejt kryeqytetit janë nisur rreth 100 studentë. Po ashtu, e njëjta situatë paraqitet edhe në Korçë. Grupe studentësh janë nisur me autobusë drejt Tiranës.

Elbasan
Studentë e Universitetit Aleksandër Xhuvani bojktot auditoreve. Studentët u mblodhën para hyrjes kryesore të Universitetit. Pasi u mblodhën aty, ata marshuan rrugëve të qytetit ku iu bashkuan edhe maturantët për t’u silidarizuar me protestën e tyre. Më pas ata udhëtuan drejt Tiranës për t’u bërë pjesë e protestës para Kryeministrisë.

Shkodër
Studentët e Shkodrës janë nisur drejt Tiranës. Rreth 100 studentë vazhdojnë bojkotin e procesit mësimor për t’iu bashkuar protestës tek Kryeministria. Një student ka paguar një autobus për të gjithë studentë.

Korçë
Është një organizim i pavarur, studentët që kanë zgjedhur të shkojnë në Tiranë përdorin mjetet e tyre. Nuk kemi një numër të caktuar, pasi studentët nuk janë organizuar.

Gjirokastër
Studentëve të Gjirokastrës u janë plotësuar disa pika nga kërkesat e tyre. Përgjysmimi i tarifës nuk është pikë e kërkesave të studentëve të këtij qyteti, pasi aty çmimet janë më të ulëta. Ata kanë kërkuar kushte më të mira mësimdhënie. Studentëve u është premtuar që do rishikohen dhe kërkesa të tjera. Ndërkohë asnjë student nga Gjirokastra nuk do udhëtojnë drejt Tiranës, por mbështesin kauzën nga ky qytet.

protesta e studenteve1

Exit mobile version