Regjisori Kastriot Çipi por edhe aktorët e artistë të tjerë kanë njoftuar se ditën e nesërme në mesditë, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të votojë vendimin që i hap rrugë shembjes së teatrit. Ai bën thirrje për të qenë nesër pranë Bashkisë në shenjë solidariteti.
Artistët vijojnë të kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar duke bërë thirrje për t’u bashkuar.
“Nesër në ora 12, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë votohet projekt-vendimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë privatëve që duan të ndërtojnë me PPP. Ndër to edhe terreni i Teatrit Kombëtar. Ky është hap konkret për shembjen e TK. Ne po regjistrojmë emrat për të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhje. Ata që duan të jenë në sallë, të kontaktojnë me Robert Budinen +355 69 409 5804. Të tjerët le të qëndrojnë poshtë bashkisë në shenjë solidariteti. Ftoni kë të mundni!”,shkruan regjisori Çipi, mesazh i postuar në Facebook edhe nga artistë të tjerë.
Këshillitari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, thotë se dhënia e truallit të Teatrit Kombëtar nuk mund të bëhet, pasi nuk janë votat e mjaftueshme nga maxhoranca. Topollaj shkruan se duhen 3/5 e votave, gjë që sipas tij maxhoranca nuk i ka, pasi 6 këshilltarë socialist janë pa mandat pasi u është anuluar nga Gjykata e Tiranës.
Veliaj po vjedh truallin e Teatrit Kombetar, ta ndalojmë
Neser Erion Veliaj do te tentoje te kaloje ne favor te privatit truallin e bashkise tek Teatri Kombetar me qellim ndertimin e disa kullave ne nje nga zonat me te shtrenjta te qytetit.
Fale anullimit te mandateve te 6 keshilltareve socialiste nga gjykata e Tiranes dhe zgjerimit te opozites ne Keshillin Bashkiak Tirane edhe me keshilltaret e LSI, kjo skeme megakorruptive eshte e pamundur ligjerisht.
Ligji per veteqeverisjen vendore eshte taksativ kur percakton ne nenin 54/E dhe 55/4 se tjetersimi i pronave te bashkise ne favor te te treteve kerkon minimalisht dakordesine e 3/5 te votave te keshilltareve, ne kete rast minimalisht 37 keshilltare pro, per tu konsideruar te miratuara.
Erion Veliaj sot eshte minorance ne Keshillin Bashkiak dhe e ka te pamundur ne cdo rast plotesimin e numrit te kerkuar te votave per tjetersimin e prones se Teatrit Kombetar ne favor te privatit dhe cdo tentative e Keshillit per te keqinterpretuar ligjin dhe manipuluar votimin perben shperdorim detyre dhe tjetersim te prones publike nga kodi penal.
I bej thirrje prokurorise te dergoje neser 2 oficere te policise gjyqsore te kryejne ne flagrance arrestimin e Veliajt dhe Dalipit nese ata guxojne ta konsiderojne te miratuar kalimin e pronesise se Teatrit Kombetar me vetem votat e keshilltareve socialiste.