Tagesspiegel: Deputetët e Merkel injorojnë Ramën, refuzuan darkën e tij

Wolfgang Schaeuble of CDU receives congratulations from Alice Weidel of Alternative for Germany (AfD), after he was elected as Bundestagspraesident during the first plenary session of German lower house of Parliament, Bundestag, after a general election in Berlin, Germany, October 24, 2017. REUTERS/Fabrizio Bensch

Që prej ditës së djeshme Edi Rama ndodhet në Gjermani në tentativë për tu mbushur mendjen se Shqipëria nën drejtimin e tij ka ecur para dhe meriton çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, pas rekomandimit të Komisionit të dhënë pak ditë më parë.
Por ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berlin duket se ka vendosur në një farë mënyre vendimin që pritet të marrë Gjermania.
Gazeta e njohur gjermane, Tagesspiegel ka zbardhur sot detaje nga ajo që ka ndodhur mbrëmë në Berlin, ku deputetët e CDU-së kanë vendosur të braktisin darkën e organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Berlin.
Pala gjermane, deputetët e CDU-së kanë vendosur të braktisin darkën e Edi Ramës, duke mos shkuar. Sipas asaj që shkruar Tagesspiegel, vendimi i braktisjes së darkës është marrë pas sulmeve të orkestruara në Tiranë kundër Gunther Krischbaum dhe deputetëve të tjerë gjermanë.
Por kjo është vetëm gjysma e dështimit të Ramës, pasi gjysma tjetër ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Gunther Krischbaum dhe kreu i Bundestagut, Wolfgang Schäuble mësohet se kanë pasur një takim me Edi Ramën gjatë paradites, duke e marrë në pyetje kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Takimi mësohet se është zhvilluara para se Edi Rama të takonte kancelaren, Angela Merkel.
Pas takimit me kreun e Bundestagut dhe Krischbaumit mësohet se deputetët gjermanë kanë vendos të anulojnë edhe një vizitë në Tiranë të parashikuar për në fillim të majit.
Sipas Tagesspiegel, këto zhvillime të djeshme dhe të sotme janë një ogur i keq para vendimit që pritet të marrë Gjermania në lidhje me vendimin për ti hapur bisedimet me Shqipërinë.

Exit mobile version