Opozita dhe intelektualë thirrje grave dhe qytetarëve të tjerë të protestojnë të henën në orën 17.30 përpara Kryeministrisë, kundër dhunës shtetërore ndaj gruas.
Deputete të PD-së, LSI-së, gra intelektuale, por edhe studente, në një deklaratë për mediat kanë bërë thirrje për protestë ditën e hënë kundër dhënës ndaj grave dhe vajzave, duke iu referuar rastit të fundit të Xhisiela Malokut.
Ata u shprehën njëzëri për protestë ditën e hënë për t’i thënë “jo” kësaj që po ndodh, dhe për t’I bërë thirrje shtetit dhe kryeministrit për t’u ngritur në nivelin e detyrës pasi kjo situatë nuk mund të pranohet.
Dhuna është e papranueshme dhe shoqëria duhet të reagojë, sipas tyre pasi dhuna ndaj një femre është dhunë ndaj gjithë shoqërisë.
Protesta do të mbahet në orën 17:30 ditën e hënë, thirrja ishte për një pjesëmarrje sa më masive në mbështetje të Xhisielës, por edhe të gjithë femrave që dhunohen.
“T’i themi stop këtij shteti, stop këtij kryeministri”, përsëritën ata.
“Thërritini ndjenjës njerëzore të mëmësisë dhe denonconi ngjarjen e paprecedentë. Kërkojmë që kryetari i Kuvendit, presidenti, kryeministri, Ministri i Brendshëm, prokuroria dhe të gjitha institucionet të prononcohen, jo vetëm të distancohen por të dënojnë me forcë këtë ngjarje. Ndaj djalit të deputetit, që është denoncuar për dhunën nuk është marrë asnjë masë, kemi mosreagim nga Ministria e Brendshme dhe kreu i policisë së Shtetit. Ndaj vajzës nuk është marrë asnjë masë mbrojtjeje. Duam të informohemi për cdo masë që do të merret për jetën dhe sigurinë për Xhiselën”, tha deputetja Oriola Pampuri.
Nga ana tjetër edhe deputetaje e LSI-së e konsideroi rastin e Xhisielës të paprecedentë që tregon shumë për gjendjen e shtetit dhe të sistemit të drejtësisë.