Protesta/ Policia e Lleshit sulmon dhe dhunon gratë protestuese të Unazës së Re

Banorët e Unazës së Re po zhvillojnë një protestë në ambientet përpara një hoteli në Tiranë, por gratë protestues janë përplasur me policinë. Forca të shumnta policore pasi kanë mbërritur tek protesta kanë filluar të shprëndajën  me dhunë gratë që protestojnë duke i shtyrë ato nga rruga.

Banorët kishin organizuar një protestë simbolike kundër ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt, por policia ka krijuar tensione.

“Atë gishtin e ngriti dhe ndaj jush, dhe ndaj nënave tuaja”, iu drejtuan protestueset punonjësve të policisë.

Protestueset kanë kërkuar dorëheqjen e ambasadorit të OSBE-së dhe shpalljen e tij non grata, pas gjestit fyes që ai bëri pak ditë më parë në drejtimin e tyre.

“Ne kemi ardhur këtu të kërkojmë dorëheqjen e tij, pasi ai na ka fyer rëndë”, u shpreh për Fax News një prej banoreve të pranishme në protestë.

“Borchardt, shame on you”, kanë qenë disa nga pankartat dhe thirrjet e përdorura nga ana e protestuesve.

Ndërkohë që në disa pankarta të tjera thuhet: Dinjiteti ynë është më i rëndësishëm sesa gishti i Borchardt.

“Ne kemi pasur hallet dhe problemet tona, për të drejtën e shtëpisë.Ai ka sha veten, dhe nuk duhet të qëndrojë më në Shqipëri”, shprehet një tjetër protestuese të Unazës së Re.

auto 981fdcfa 1444 4feb 91f6 a0138b83cc2f1571899943

Exit mobile version