Protesta Rama ik, rrethon Ramen në Lushnje

Kryeministri Rama është pritur pasditen e sotme me protestë në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve të para bëhet me dije se sipantizantë të Partisë Demokratike nga Lushnja, Fieri, Rrogozina, Divjakë dhe qendra të tjera periferike po e presin kryeministrin Rama me pankartat “Rama Ik”.

Efektivët e policisë kanë marrë në mbrojtje Ramën dhe janë përleshur me protestuesit për të mos I lejuar të afrohen në vendin ku do të zhvillohet takimi. Fushata e Ramës është duke u zhvilluan në masa të rrepta policie.

Mes protestuesve është vën re dhe ish-deputeti Luan Baçi. Për Fax News Baçi është shprehur se kjo është një protestë kundër ardhjes së kryeministrit. Duke ritheksuar dhe një herë se qytetarët nuk janë vetëm nga Lushnja por dhe nga qytete të tjerë.

Screenshot 1 61

Exit mobile version