Ka vijuar edhe sot, si në çdo mbrëmje prej disa muajsh, protesta e banorëve të Unazës së Re. Gjatë fjalës së tyre, banorët kanë paralajmëruar kryeminsitrin Rama se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre.
“Ke bërë propagandë të ndyrë. Këtu ke treguar mënyrën e qeverisjes tënde. I doni paratë për t’i çuar në off-shore. Për çfarë kemi dalë ne? Kemi dalë si në ’90. O ti, o ne. Ne jemi zot në vendin tonë, nuk vendosin as bandat, as krimi i organizuar”, deklaroi një prej banorëve.