Pse do votoj PD? – nga Indrit Vokshi

Kjo PD e shokuar dhe e traumatizuar që kandidon sot, edhe me 14 maj do ta meritojë votën tonë. Vetëm sepse disa persona kanë pasur guxim të qëndrojnë e të dëshmojnë karakter. Vetëm se ska rrëshkitur ende në gjuhë socialiste, nuk premton falas – falas është kulmi i botëkuptimt marksist-leninist.

PD nuk tall njerëzit sikurse bën psh Edi Rama. Ka çfarë ka, ndoshta PD nuk janë shumë karizmatikë e të sofistikuar por, përpiqen ende drejt një standarti. Ende..!

Votoj PD për tu dhënë forcë këtyre personave me karakter dhe për t’i dhënë përkrahje ligjërimit dhe botëkuptimit të djathtë.

Për mua Edi Rama është i korruptuar, monetarisht, shpirtërisht dhe në botëkuptim. Nuk është i duhuri për shtetin. I duhet hequr shteti nga dora.

Sali Berisha e Ilir Meta janë gjithashtu të korruptuar, monetarisht, shpirtërisht e mendërisht. Shteti sduhet të bjerë në dorë të këtyre, asnjëherë më.

Që të tre janë simbole të dhunës, imponimit, agresivitetit, sundimit pa ligj, krijimit të tarafeve anti-popull. Prandaj nuk votoj për ta.

Votoj për perspektivë të re politike për Shqipërinë. Për Shqipërinë e epokës kur do jetë brenda BE, nën disa kritere dhe referenca krejt të tjera, dhe krejt të ndryshme nga kriteret e referencat feudale Rama-Berisha-Meta.

Nuk jam fanatik kundrejt lëvizjeve të reja, do i votoja, por edhe kësaj here do u jap besim dhe mbështetje disa njerëzve në PD.

Exit mobile version