PYETJE: A vlen e njëjta gjë edhe për shtetin shqiptar?
SALI BERISHA: Tradhëti absolute kombëtare. Që në vitin 1941 deri në 1990. Fatkeqësia dhe mjerimi është se shqiptarët, sidomos në Kosovë, për arsye të kuptueshme, krijuan një farë miti dhe kulti të njëriut që shiti më barbarisht, më poshtërsisht Kosovën se askusht tjëter në historinë e këtij kombi. Partinë Komuniste shqiptare e themeluan serbët në Tiranë, e udhëhoqën serbët në Tiranë, aradhat partizane i krijuan dhe udhëhoqën serbët në Shqipëri. Cilido që sot i sheh dhe i merr me dyshim këto fjalë të miat i them vetëm një gjë: lexoni pleniumin e Beratit të viti 1944, pra nuk po them asgjë tjetër vetëm atë çka pohon Enver Hoxha dhe gjithë klika e tij në atë plenium haptaz. Pra u nisën ushtritë partizane me urdhër të Titos për të çliruar, në fakt për larë me gjak Kosovën, për të pregatitur pushtimin e Kosovës. Enver Hoxha bëri gjithçka për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Sot ka dokumenta që faktojnë se ai në byronë politike propozoi Titon për sekretar të përgjithshëm të PKSH. Nëse për masakrën e tmerrshme të Babi Jar që u krye për hebrenjtë në Ukrainë, Jevgeni Jevtushenko shkruajti poemën e famshme të Babi Jar që në kohën e Stalinit, sepse Stalini e mbante si gjysëm të fshehur Babijarin sepse kishte marrë vesh se kishin marrë pjesë njërëzit sovjetikë në realizimin e saj.
Në Tiranë s’guxonte kush ta përmëndte masakrën e Tivarit, ku me qindra të rinj kosovarë u vranë në rrugën Morinë-Shkodër. Po ju tregoj diçka. I ngarkuari anglez shkon e takon Beqir Ballukun dhe e pyet çfarë janë këta, çpo ndodh? Këta janë, – i thotë – fshatarë serbë që po transferohen në zona të tjera. Pyet një malazez se çfarë janë këta. Këta janë armiq shqiptarë, i thotë. Pra kjo ishte Shqipëria dhe ky ishte Hoxha. Dy kanë qënë komunitetet më të terrorizuara, më të burgosura e më të masakruara në Shqipëri; grekët minoritarë dhe kosovarët, të cilët quheshin shtetas jugosllavë dhe ishte sinonim i titizmit.
PYETJE: A ndryshoi qëndrim shteti shqiptar pas demostratave të 81?
SALI BERISHA: Fatmirësisht unë jam shumë në brendësi ngjarjes së demostratave të 81. Në atë kohë unë isha thirrur nga spitali si mjek për një anëtar të Byrosë, ti cilit i kishte rënë infarkt. Hasa në një tërbim nga ana e zyrtarëve të lartë aty se çna duhet ai. Më vonë, disa ditë, ata dërguan njerëz. Sepse Enver Hoxha mbante tezën se nuk mund të ketë dy shtete shqiptare. Mbi këtë tezë ai u tha përfaqësuesve të akademisë së shkencave të Kosovës në festimet e 500 vjetorit të Skënderbeut, që nuk duhet të luftoni për republikë në Kosovë. Po kur rinia e Kosovës nuk e dëgjoi më dhe shpërtheu në demostrata në 81, atëherë ai u detyrua të pajtohet me këtë situatë, por pas mesazheve që i dërguan grupet udhëheqëse të kësaj lëvizje Hoxhës.
PYETJE: Kishte plan shteti komunist i kohës të ndërhynte në luftë me Jugosllavinë për shqiptarët që jetojnë atje, pas ngjarjeve të 81?
SALI BERISHA: Absolutisht kurrë, fantazira. Diktatori kishte vetëm një preokupim; mbijetesën e Nexhmijes dhe fëmijëve të tij. Për këtë mbijetesë ai preu kokat e udhëheqjes që buronte e tëra nga zona e parë operative, zgjodhi Alinë, gjë që su mor vesh kurrë. E para, Alia ishte komandant divizioni në kohën e masakrave që u kryen nga forcat partizane shqiptare bashkë me ato serbo-malazeze në Kosovë kundër brigadave nacionaliste, kundër njerëzve që shihnin një mundësi shumë të madhe tani të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Së dyti, e ka thënë një herë Kadare, dhe unë jam i prirur shumë ta besoj, se në një farë mënyrë Hoxha kishte një kasetë për Alinë. Ishte kjo çështje agjenture apo tjetër këtë nuk e di, por Kadare e mbante këtë tezë dhe unë kam prirjen ta besoj. Pra zgjodhi Alinë vetëm për të mbijetuar Nexhmija dhe fëmijët e tij.
PYETJE: Thonë se ai kishte një lloj depozite?
SALI BERISHA: Kishte, pa diskutim, Nuk i takonte atij se ai ishte i fundit në hierarkinë e Hoxhës.
PYETJE: Eshtë folur dhe se Alia është kosideruar si më i moderuar, më liberal. Ndoshta diktatori Hoxha ishte i vetëdijshëm se komunizmi do të binte dhe, për të shmangur një rënie të përgjakshme, ai qëllimisht po zgjidhte një pasardhës më të butë.
SALI BERISHA: Enveristët përpiqen ti veshin shumë variante idhullit të tyre. Por mund të them një gjë, nuk ka diskutim që Alia nuk ishte Hoxha, ama Ramiz Alia në vitin 90 në kufijtë e Shqipërisë janë pushkatuar me regiistër 96 të rinj, dhe jo vetëm janë pushkatuar por janë zvarritur kufomat e tyre në Gjirokastër, Shkodër, Sarandë, Korçë e qytete të tjera, zvarritje këto që bëheshin vetëm në vitet 50, në ditët më të egra të regjimit të Hoxhës. Kështuqë Ramiz Alia nuk ishte një liberal. Ai e ka thënë vetë se pranoi pluralizmin se nuk donte një Bukuresht.
Po kur ne rrezuam shtatoren e Hoxhës, ai bëri gjithçka për të kaluar në gjëndje të jashtëzakonshme dhe për të kaluar në metoda shumë të rrezikshme, por dështoi.
“Kohavision”