Pse gardistët vrasin veten rregullisht, apo marrin me vete ç’u kanë parë sytë…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj situatës problematike në vend që lidhet me sigurinë.
Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se si pjesëtarët e forcave të armatosura dhe policisë u janë bashkangjitur grupeve ‘të të fortëve’, si truproja të tyre, ndërkohë që gardistët që ruajnë personalitetet e vendit vrasin veten rregullisht.
Postimi i plotë i Manjanit
Jemi shumë të sigurtë.
—————
Nga përplasja e të fortëve në publik duket qartë se:
1. Policë të forcave operacionale shërbejnë si bodyguardë të njërit krah…
2. Komandot anëtarë të forcave elitë, bash të NATO-s, janë bodyguardë të krahut tjetër..
Përplasje profesionale…
Ndërkohë personalitetet politike na i ruan Garda e Republikës, anëtarë të së cilës vrasin veten rregullisht. Ndoshta marrin me vete ç’u kanë parë sytë…
Ju të tjerët denonconi ndonjë krim po deshët…
Kjo është Siguria Kombëtare sot! E rilindur madje.
Apo edhe kjo është shpifjeeeeee….

Exit mobile version