Pse hesht kreu i ALUIZNI-t për kullën 44 katëshe te “7 xhuxhat”

Kreu i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar për ndërtimin e një kulle 44 katëshe te “7 xhuxhat” në Tiranë pas lejes së dhënë nga Rama. Malltezi ka sulmuar kreun e ALUIZNI-t, Artan Lamen, teksa i kujton deklaratën e bërë para disa vitesh, kur PD ishte në pushtet. Në një postim në rrjetin social Facebook, Malltezi shkruan se, kur PD ishte në pushtet nuk u lejua asnjë ndërtim në lulishte, por Lame ishte idiot që nuk lexonte, ndërsa sot, ai nuk ndihet për 44 katëshin.
“I vdiq emri, i morën fytyrën në këmbim të milionave që ndan me miqtë e kryetarit. Shoh që Edvini ka dhënë leje 44 katëshe për ndërtim tek 7 xhuxhat dhe m’u kujtua sesi një emërhumbur më sulmonte para disa vitesh, se kinse do lëshohej leje ndërtimi 9 katëshe tek 7 xhuxhat. E lamë në gënjeshtrën dhe mjerimin e tij, por i thamë që Vlerësimi Strategjik Mjedisor për Planin Urban të Tiranës të 2013 nuk lejonte asnjë ndërtim në lulishte. Nuk doja ta fyeja që t’i thosha “ose je idiot që nuk lexon ose je i pafytyrë që mashtron”, pasi në fakt nuk u cenua asnjë lulishte që kish mbetur ende pa pallat nga Edvini dhe nuk imagjinohej parkim për Beson tek Tajwani apo betonizim i Parkut të Liqenit.
Ai që i dhimbsej toka që do mbante një 9 katësh nuk ndihet, kur do ndërtohet 44 katësh!!! Trishtim me mjerimin ku e kanë detyruar të zbresë. Se në këmbim të milionave të hallexhinjve apo sekserëve, detyrohet të hapë tendera të rremë për kinse fotografime që i ka prej vitesh në sistem që të ndajë qindra mijëra euro më bën dervishin. Dhe kur ke kapërdirë milionat e paligjshme të humbet emri, të merret fytyra, të thahet gjuha e nuk të del zëri apo jo zoti Lame?
Kjo është fabula e “Shqipëria që duam”?”, shkruan Malltezi në reagimin e tij.

Exit mobile version