Pse koha po i jep të drejtë Bashës!

Nga Ermal Peçi

Gjatë ditës së djeshme ajo që mori vëmendjen kryesore të ngjarjes mediatike ishte dalja politike e Lulzim Bashës.

Graviteti mediatik u fokusua tek konferenca me gazetarët e kryetarit të Partisë Demokratike për t’ju shpjeguar dhe për t’ju dhënë pyetjeve, përgjigje për shumë prej zhvillimeve politike dhe qëndrimet që ka kryetari i Partisë Demokratike.

Gjatë ditës së djeshme Lulzim Basha spikati me kulturën dhe qytetarinë e tij, me verbin e tij politik. Në 33 vjet politikë ajo që ka prevaluar në liderat politikë shqiptar ka qenë gjuha linçuese, përçarja dhe gjuha e urrjetjes, e cila krijon shumë zhurmë, por nuk të çon drejt të vërtetës.

Në 33 vjet Berisha dhe Rama kanë spikatur me gjuhën e tyre linçuese, ironizuese, politikanë të cilët mëkatet e tyre i fshehin pas verbit politik. Tashmë vendi ynë po kalon një ngërç politik dhe social edhe për shkak të mungesës së një opozite serioze, e cila sjell alternativë mbi principe morale sepse në fund një opozitë me moral lind shpresë dhe shpresa sjell vota, vota të cilat të bëjnë fitues.

Kjo është ajo që Basha po kërkon të arrijë me ekipin e tij, por dhe me departamentet që pritet të ketë figura të reja të cilat do të asistohen nga ekspertë të spikatur profesionalisht dhe do të kriojnë kohezionin i cili më pas do të sjellë alternativën apo antidotin për sistemin e helmuar politik dhe ekonomik për të sjellë një zgjidhe e cila do të lindi shpresë.

E vërteta është një proces në të cilën vetëm koha i jep një përgjigje mbi vendimet në të cilën merr një politikan dhe tashmë koha po i jep të drejtë Bashës për vendimet e tij politike.

Përjashtimi i Sali Berishës nga Partia Demokratike ka qenë një vendim politik, një akt politik në të cilën koha jo vetëm po i jep të drejtë, por po tregon që lëvizja e Sali Berishës dhe skizma që ai i bëri të djathtës shqiptare ishte vetëm për interesa personale.

Koherenca e tij politike, pa përdorur gjuhë urrejte dhe duke përballuar me qetësinë e tij, sulmin e pamëshirshëm të “Pushtetit të Thashethemeve”që kërkonin ta bënin pre e shfaqjes teatrale së “gjakut” vllavrasës si në 8 janar, por edhe në parlament i cili dirigjohej nga pushteti për t’u thënë qytetarëve që e djathta është një mëndësi e vjetër lufte që çdo gjë e zgjidhin me dhunë, Basha në asnjë moment nuk ra pre e kësaj shfaqje të shëmtuar, të cilën edhe dje disa deputetë të cilët kalonin sa nga preri i Bashës tek ai i Berishës dhe anasjelltas donin ta tërhiqnin në llumin e tyre moral me një gjuhë të varfër, por lincuese.

Mbështetja, të cilën edhe gjatë ditës së djeshme e përforcoi mbi institucionin e drejtësisë dhe sidomos SPAK. Sot SPAK është një institucion, i cili tashmë po lufton dinozaurët e korrupsionit politik dhe gjendet përballë një presioni shumë të madh sepse po godet ish-kryeministra, ish-ministra, ish-deputetë por edhe po heton figura si nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Mbështetja që Basha po i jep këtij institucioni është edhe vizioni i tij për shtetin e së drejtës. Një shtet që shqiptarët kanë 33 vite që kërkojnë drejtësi edhe mezi po presin që në vëndin e tyre çdo kush që abuzon me detyrën, pushtetin dhe besimin e tyre të japi llogari para drejtësisë.

Por përveç se koha po i jep të drejtë edhe gjatë ditës së djeshme Basha përforcoi në politikën shqiptare, 3 propozime se si mund të zgjidhet nyja gordiane në këtë sistem të kalcifikuar. Reforma zgjedhore që është thelbësore për realitetin politik ku gjendet vendi, foli për vettingun në politikë si një mekanizëm i cili fut në filtër përfaqësuesit e popullit edhe për votën e diasporës ku Shqipëria është i vetmi vend në të cilin ata që u detyruan nga kjo klasë politike të largohen dhe që çdo të ardhur e sjellin në vendin e tyre nuk arrijnë dot të shprehin vullnetin e tyre me anë të votës.

Dalja e djeshme e Lulzim Bashës edhe raporti i tij me përgjigjet ndaj gazetarëve dhe mënyra si ju drejtua publikut tregoi edhe njëherë për një ridimensionim të hapësirës mediatike dhe publike se çfarë gjuhe ka nevojë të dëgjojë sot shoqëria shqiptare. Një gjuhë që nuk i flet urrjetjes, një gjuhë që nuk i flet marrëzisë, një gjuhë që nuk prodhon linçime, por një gjuhë e qetë dhe qytetare që jep zgjidhje nëpërmjet akteve politike.

Shqipëria sot nuk ka nevojë për politikanë që përdorin talentin e tyre oratorik për të fshehur milionat e vjedhura dhe për të denigruar kundërshtarin politik, por për njerëz, të cilët flasin nëpërmjet akteve politike dhe propozimeve se si sistemi jonë mund të bëhet më i mirë dhe të prodhojë një politikë dhe ekononi rentabël./dritare.net

Exit mobile version