Pse Trump duhet të takohet me Putinin

James George Jatras
Prej javësh dëgjohet vetëm për takimin e mundshëm ndërmjet presidentit Donald Trump dhe homologut të në Korenë e Veriut, Kim Jong Un në lidhje me çështjen e progamit bërthamor dhe për ç’armatimin e plotë të arsenalit bërthamor të Koresë në këmbin të lehtësimit ose heqjes së sanksioneve. Pasi Presidenti Trump anulloi takimin e planifikuar për datën 12 qershor me Kimin, edhe pse negociatat janë ende në vazhdim dhe perspektiva e këtij takimi nuk është zhdukur plotësisht, retë e zeza të konflikteve globale janë duke u mbledhur dhe po bëhen më të dendura ditë pas dite.
Korea e Veriut
Vetë anullimi i takimit është një triumf për ekipin e sigurisë kombëtare të presidentit Trump, shumica e të cilëve ishin të tmerruar nga perspektiva e një ballafaqimi me Kimin. Përse? Askush nuk mund të parashikonte se për çfarë mund të binte dakord presidenti kur të takohej ballëpërballë me “Burrin e vogël të raketave”. Po sikur Korea e Veriut të pranonte vërtetë të ç’armatosej plotësisht? Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin asnjë justifikim për të mbajtur trupat amerikane në gadishull. Një katastrofë e vërtetë!
Për ekipin e sigurisë kombëtare, anullimi i plotë dhe i përhershëm i takimit do të ishte rezultati më i mirë, megjithatë shtyrja e datës dhe rivendosja e retorikës së ashpër mund të funksionojë edhe për pak kohë. Tani është ekipi i sigurisë kombëtare me siguri do të mbushin Trumpin me kërksa të panegociueshme (ndoshta si provokimet e Pompeos për Iranin) në mënyrë që Kimi të mos ketë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të refuzojë samitin, pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Koresë së Jugut, Mon Jae-In dhe vetë presidentit Trump nëse ende pretendon të fitojë Çmimin Nobel të Paqes. Gatishmëria e vazhdueshme e Penianit për të zhvilluar besedime do të intepretohet si shenjë dëshpërimi në Uashington dhe do t’i hapë rrugën presionit.

Irani
Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo i ka dhënë Teheranit atë që mund të quhet vetëm si një ultimatim që i bën kërkesat e Austrisë për Serbinë në vitin 1914 të duken të buta. Ultimatumet krijohen posaçërisht për t’u refuzuar nga pala marrëse, në mënyrë që të “justifikohet” çdo lloj veprimi që ka vendosur prej kohësh të kryejë pala kërcënuese. Teheranit po i kërkohet të zhdukë të gjithë prezencën e sigurisë në rajon, përndryshe…
“Përndryshe” do të thotë fillimisht një fushatë destabilizuese (atentate, nxitje e destabilizimit të brendshëm dhe kryengritje nga grupet e komuniteteve etnike dhe fetare) ose, në rast se kjo dështon, veprime direkte ushtarake. Për të nxitur këtë të fundit, do të mjaftonte vetëm një incident sado i vogël, i reklamuar si “sulm iranian” si incidenti në Gjirirn Persik të vitit 1964.
Nën shinjestrën e këtij ultimatumi janë edhe vendet e Bashkimit Europian, të cilëve nuk i ka pëlqyer aspak tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit. Përveç vendosjes së sanksioneve sekondare mbi satelitët e SHBA-së (zyrtarisht quhen “aleatë” dhe “partnerë”), egërsia e kushteve të vendosura nga Pompeo ka për qëllim të shtyjë europianët drejt shpresës së kotë se mund ta mbajnë nën kontroll sjelljen “e papërgjegjshme” të Shteteve të Bashkuara, duke pranuar 50 për qind (ose 60, ose 80 për qind) të kërkesave të Uashingtonit për ta ndëshkuar Iranin. Të shohim se kush do të dorëzohet i pari: Londra, Parisi apo Berlini?
Siria
Pavarësisht vullnetit të presidentit Trump për t’i nxjerrë amerikanët jashtë Sirisë, ka arsye për të menduar se po zhyten akoma më shumë. Kjo nuk ka lidhje me mposhtjen e Shtetit Islamik. Bashkë me planin e mbledhjes së trupave saudite dhe sunne të tjerë të huaj në zonën e kontrolluar nga Shtetet e Bashkuara dhe Kurdët, shenjestra kryesore është përsëri Irani. Politika amerikane në Siri drejtohet nga armiqësia e Izraelit dhe Arabisë Saudite kundrejt Iranit dhe lista e Pompeos me kërkesa të panegociueshme përfshin edhe tërheqjen e plotë të Iranit dhe Hezbollahut nga Siria. Ato që theksojnë përkushtimin aktiv të Shteteve të Bashkuara për të përzënë Iranin nga rajoni janë edhe sulmet kundër forcave të qeverisë Siriane.

Ukraina
Niveli i luftimeve në vijën e Donbasit janë intensifikuar. Ndërkohë, forcat e Kievit mburren me testet e raketave antitank Javelin që kanë marrë nga administrata Trump, që administrata Obama kishte refuzuar fillimisht të dërgonte. Të krijuar për t’i bërë ballë sulmeve ruse, raketat Javelin mund të përdoren edhe për sulme kundër forcave të Donbasit, shoqëruar me thirrje për ndërhyrjen e forcave ndërkombëtare paqeruajtëse. Rusia mendon se Kampionati Botëror i Futbollit gjatë periudhës 14 qershor – 15 korrik si një periudhë ideale për këtë sulm. Raporti i Holandës në lidhje me fajësinë e Rusisë për rrëzimin e avionit MH17 vjen gjithashtu në kohën më ideale.
Ballkani
Firmat këshillimore më prestigjiozë të botës kanë kohë që bëjnë thirrje për veprim dhe për të intesifikuar të njëjtat politika që e kanë shkatërruar Ballkanin prej një çerek shekulli e deri tani. Përse? Përgjigja është e thjeshtë: për të barazpeshuar influencën e Rusisë në rajon. Mangësia e vetme që ka politika e Shteteve të Bashkuara dhe Europës është se nuk ka qenë aq agresive sa duhet.

Samit me Rusinë
Në pikën e bashkimit gjeografik dhe politik të këtyre teatrove të dëshpëruara të konflikteve aktive potenciale qëndron armiqësia ose mosbesimi i hershëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Pavarësisht komplotit absolutisht antikushtetues të kohëve të fundit për të sulmuar presidentin Trump nga elementë të Deep State (tek CIA, FBI-ja, Departamenti i Drejtësisë dhe kudo tjetër), së bashku me homologët britanikë (MI6 dhe GCHQ), qëllimi madhor i këtij sulmi është arritur me sukses: Presidentin Trump e kanë bllokuar dhe nuk po e lejojnë të realizojë dëshirën e tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën.
Adresimi i çështjeve rajonale të sipërpërmendura – konflikte potenciale që mund të arrijnë secili përmasa të rrezikshme në çdo moment – do të ishte më e realizuar nëse Uashingtoni dhe Moska bashkëpunojnë në vend që të konfrontojnë njëri-tjetrin. Në vend të këtij bashkëpunimi kemi një luftë të re të ftohtë ndërmjet James Clapper, John Brennan, Christopher Steele, Peter Strzok, Stefan Halper dhe miqve të tyre, ku përfshihet me siguri edhe ish-Presidenti Barack Obama.
Në fakt kjo luftë e dytë e ftohtë është edhe më e rrezikshme se e para. Instikti i vetfrenuar dhe mosbesimit që është rrënjosur prej dekadash të tëra konfrontimi, tani është atrofizuar. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë të dyja një arsenal masiv bërthmaor, teknologjia e re ushtarake ka vazhduar të avancojë me shpejtësi në fushat si armët hipersonike dhe të luftës kibernetike. Gjatë Luftës së Ftohtë të parë, amerikanët dhe sovjetikët janë përpjekur shumë që të shmangin përballjen me njëri-tjetrin në luftërat ku ishin palë e tretë, sot forcat amerikane dhe ruse kanë një afërsi të rrezikshme. Duke pasur parasysh vendosshmërinë e Uashingtonit për ta provokuar Rusinë deri në pikën e thyerjes, pasojat e një përplasjeje ndoshta të paqëllimshme nuk janë duke marrë vëmendjen që meritojnë.
Është e pamundur të dimë, nëse Trump e ka braktisur tashmë dëshirën e tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, apo thjesht po pret kohën e duhur për të bërë një lëvizje. Megjithatë është e qartë se cila duhet të jetë kjo lëvizje në mënyrë që të hapet më në fund dera që pengon riafrimin ndërmjet dy vendeve: Trump dhe Putin duhet të takohen në një samit zyrtar sa më shpejt të jetë e mundur. Një mirëkuptim produktiv ndërmjet dy liderëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duhet të nisë fillimisht në nivel personal, ndryshe nuk do të ndodhë kurrë.
Ronald Reagan dikur ka thënë: “Lufta bërthamore nuk mund të fitohet, kështu që nuk duhet të fillojë. Vlera e vetme që kanë vendet tona me armë bërthamore është të garantojnë që ato të mos përdoren kurrë”. Fatkeqësisht, një luftë e ftohtë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në ditët e sotme përbën një kërcënim serioz për popujt e të dy vendeve dhe botën në tërësi. Kështu, Presidenti Trump duhet të ndjekë hapat e Reagan dhe të nisë një dialog direkt me presidentin Putin në kërkim të marrëveshjeve të forta dhe të verifikueshme të sigurisë. Siç ka thënë edhe Trump: “Vetëm inatçinjtë dhe budallenjtë nuk e kuptojnë se marrëdhëniet e mira me Rusinë janë së pari të mira për Amerikën”. Sinjalet tregojnë se Presidenti Putin mendon të njëjtën gjë për vendin e tij.
Trump duhet të ndjekë këshillën e tij dhe të vazhdojë rrugën që kishte nisur për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë. Nëse Presidenti amerikan është i gatshëm të mbajë një samit me Kim Jong Un për armë bërthamore që numërohen me gishtat e një dore, atëherë duhet patjetër të bëjë të njëjtën gjë me liderin e vendit të vetëm në botë që posedon mjaftueshëm armë bërthamore sa për t’u krahasuar me ato të Shteteve të Bashkuara. Obama mori një Çmim Nobel për Paqen, të cilin ia shërbyen në pjatë argjendi vetëm, sepse ishte Presidenti i parë amerikan me ngjyrë. Në të kundërt, nëse Trump do të fitojë Çmimin e Paqes, do të duhet të punojë shumë për të. Nëse Kimi vazhdon të mos e meritojë takimin në fjalë, atëherë Trump ka kohë të mjaftueshme në dispozicion për të bërë një përpjekje me Putinin.

Exit mobile version