Publikohen tezat e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, shpërndahen tek militantët e FRESSH

Në orën 10:00 të ditës së sotme ka nisur provimi i maturantëve përsa i përket lëndës së gjuhës shqipe dhe Letësisë.

Menjëherë pas nisjes së provimit, janë publikuar edhe tezat e provimit të cilat janë shpërndarë gjithandej. Tezat janë publikuar nga militantët e FRESSH, por më pas janë shpërndarë kudo.

Për këtë fakt ka reaguar edhe pedagogu Ndriçim Mehmeti i cili ka kritikuar ministren Evis Kushi për keq-administrim nga ana e ministrisë së Arsimit. Sipas tij, kjo nuk është një garë e ndershme dhe është diçka që bëhet vazhdimisht në të gjithë provimet e maturës shtetërore.

Postimi i plotë i Ndriçim Mehmetit

“Nuk heqim.dore nga tradita e mire e daljes, shperndarjes dhe zgjidhjes se testit ne kohen e duhur.
Qe ne oren 10.00 testi i Gjuhes Shqipe dhe Letersise ka marre rruget nga shkollat ne tryezat e kafeneve per zgjidhje dhe dorezim pergjigjesh ne kohen e duhur.
E kam te qarte qe fajin e ka opozita, se ka brenda ata te FRPD dhe mesues te djathte qe duan ti nxijne faqen arsimit Rilindas.
Ky eshte nje mireadminstrim i çorganizuar me sukses nga Ministria e Arsimit. Mos e kerkoni fajin askund veç paaftesise tuaj
Suksese ne jete zysh Kushi”.

Exit mobile version