Pushtetarët ndërtojnë në Sarandë dhe prishin kasollet në Kurbin

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet e qytetarit dixhital që ka denoncuar një ndërtim që kryhet natën në Sarandë dhe në anën tjetër në një fshat të Kurbinit prishet një kasolle bagëtish. “Ja si zbatohet ligji në narkorepublikën e Noriegës”, shkruan Berisha në rrjetin social.
“Ja si zbatohet ligji ne Narkorepublikën e Noriegës! Në Sarandë pushtetarët ndërtojnë pa leje kurse në fshatin Patogu i vjetër Kurbin fshatarit i prishin kasollen e deleve në oborr të vet! Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetarëve dixhitalë!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje zoti Berisha, jam një qytetar nga Saranda dhe desha të denoncoj një ndërtim pa leje që ndërtohet natën nën kujdesin e organeve kompetente, është 100 metra në të majtë para se të shkosh te Santa Quaranta mbi hotel Panorama. Po na bien në hak gjithnjë e më shumë”, shkruan qytetari nga Saranda.
“Mirmëngjes z.Salì Berisha. Unë që po ju shkruaj jam një qytetar që kam një problem të madh. Qeveria e Edi Ramës ka dhënë urdhër të prishë një kasolle me dërrasa që babai im ka ndërtu për me mbajt delet. A ka ma krim më të madh se të prishë një kasolle me dërrasa e të lerë në gjithë këtë ngricë delet me qingja përjashta vetëm se kjo kasolle është pa leje. Ju lutem sì mundesh të më përgjigjesh. Toka është me çertifikatë elektronike bëhet fjalë për Patogun e vjetër e fisit Dema, Laç, Kurbin”, shkruan qytetari.

 

Exit mobile version