Ish-presidenti Donald Trump ka deklaruar se ky pushtim nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte ende në pushtet. Në një reagim, Trump u shpreh se pushtimi rus në Ukrainë është një gjë shumë e trishtueshme për botën.
“Kjo është diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Kjo nuk do të kishte ndodhur gjatë administratës sime dhe nuk do të kishte ndodhur tani. Dhe është një gjë shumë e trishtueshme për botën, për vendin dhe sigurisht është shumë e trishtueshme për shumë njerëz që do të vriten pa nevojë”, tha Trump.