“Rusia t’i japë fund sulmit ndaj Ukrainës”, Macron: Të angazhuar që të mbyllim luftën

Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi që Rusia t’i japë fund sulmit ushtarak madhor ndaj Ukrainës. Nëpërmjet një mesazhi në “Tëitter”, kreu i shtetit francez konfirmoi mbështetjen e vendit të tij ndaj Ukrainës. Macron shtoi se Franca po punon me partnerët dhe aleatët e saj që t’i jepet fund luftës mes dy vendeve.

POSTIM I EMMANUEL MACRON:
Rusia duhet ti japë fund operacioneve ushtarake. Franca qëndron në solidaritet me Ukrainën. Po punojmë me partnerët tanë dhe aleatët për t’i dhën fund kësaj lufte.

Exit mobile version