Qëndrimi i fortë amerikan për krimin dhe korrupsionin në qeveri, reagimi i Bashës

Gjatë takimit entuziast të zhvilluar në Durrës, lideri i opozitës Basha ka komentuar edhe raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Basha kujtoi se 10 vjet më parë, bashkë me Sali Berishën ngritën flamurin Shqiptar në selinë e NATO-s, kurse sot “aleati ynë i cmuar, partneri ynë strategjik i PD dhe Lulzim Bashës, SHBA, treguan të zezë mbi të bardhë se Shqipëria është bërë strehë kriminelësh, vend kyc për trafikun e drogës, për shkak të korrupsionit të hapur në të gjitha nivelet e qeverisjes”, theksoi lideri i opozitës.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës
DASH e tha qartë: 10 vjet më parë Shqipëria hyri në NATO dhe pata fatin që si ish-ministër i jashtëm, bashkë me kryeministrin Berisha ngritëm flamurin tonë në Bruksel.

Ne bëmë realitet shumë kushte që e bënë Shqipërinë anëtare të NATO. Sot aleati ynë i cmuar, partneri ynë strategjik i PD dhe Lulzim Bashës, SHBA, treguan të zezë mbi të bardhë se Shqipëria është bërë strehë kriminelësh, vend kyc për trafikun e drogës, për shkak të korrupsionit të hapur në të gjitha nivelet e qeverisjes. E ka fjalën për Edi Ramën, Gjush Dakon, Arben Ahmetajn, bandën e hajdutëve që vazhdon të vjedhë Shqipërinë.

Fryn era e ndryshimit era e lirisë që ka ardhur gjithmonë nga qyteti juaj. Anembanë po fryn e shpresës për një ndryshim të madh të vërtetë të cdo familjeje shqiptare. Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët janë ngritur për të mos u ulur më derisa në Shqipëri, të kemi një demokraci të vërtetë liri e mundësi për cdo qytetar drejtësi e barazi para ligjit.

Sa herë që një regjimi i vjen fundi, përsërisin të njëjtat shfaqje të shëmtuara. Shfaqje të shëmtuar përsëriti edhe dje në Durrës njeriu përgjegjës për varfërimin më të madh të shqiptarëve, kryehajduti i kapur duke vjedhur votën e durrsakëve e të shqiptarëve, njeriu që ka hequr nga sofrat e shqiptarëve bukën e fëmijëve, duke rritur koston e jetesës”, u shpreh Basha.

“Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Këtë para disa kohësh shumëkush do kishte thënë e pamundur të mblidhen kaq shumë e të protestojnë. Ky miting i përmasave që Durrësi se ka parë e se ka njohur prej kohësh. Durimit i ka ardhur fundi e rruga e vetme është ajo që kemi nisur sëbashku. Qeveria s’na duhet për barcaleta, na duhet të kujdeset për hallet e problemet e qytetarëve.”-vijoi kryedemokrati.

Exit mobile version