Premtimi i Kryeministrit Edi Rama, për 300 mijë vende pune solli debate të ashpra mes opozitës dhe ministrit Blendi Klosi, në Komisionin për Çështjet Sociale ku u diskutua projektligji për arsimin profesional. Deputetja Albana Vokshi tha se qeveria ka dështuar, ndërsa Klosi tha se janë rreth 205 mijë të rinj kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore. Diskutimi i Projektligjit për Arsimin Profesional, solli debate mes mazhorancës dhe opozitës në komisionin e çështjeve sociale, përsa i përket punësimit dhe premtimit të qeverisë për 300 mijë vende pune. Deputetja demokrate Albana Vokshi tha se qeveria ka dështuar ndërsa ka zhytur vendin në krizë ekonomike, por ministri Blendi Klosi, tha se të rinjtë po orientohen drejt tregut të punës. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së komisionit, Albana Vokshi, e cila tha se qeveria mashtroi me hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës. “Rama ka premtuar 300 mijë vende të reja pune nuk ka premtuar formalizim të punëve në informalitet” tha kryetarja e Komisionit. Vokshi dhe ministri i Mirëqenies Sociale debatuan dhe për fenomenin e azil kërkimit nga shqiptarët. Vokshi tha se të rinjtë po largohen për shkak të papunësisë dhe mungesës së mundësive për tu punësuar në vend.
Kryesore
Continue to the categoryBasha: Rama dhe Berisha nuk kanë më ça të japin. Do...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në intervistën për Euronews Albania, foli edhe për lirimin e Sali Berishës që sipas tij është pjesë...