Qeveria fsheh në Kushtetuese edhe dokumentin e blerjes së truallit tek Teatri, nesër vendimi për kullat

Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat pas përfundimit të seancën për shembjen e Teatrit Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese. Para mediave, ai ka thënë se nuk janë administruar të gjitha provat që ka kërkuar Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Pas administrimit të provave shtesë që solli këshilli i ministrave, ne u njohëm më në fund me kopjen e aktit që ka vendosur për prishjen e Teatrit Kombëtar, vendim i këshillit bashkiak, i datës 14 Maj, i orëve të vonave. Pasi pamë vendimin, kërkuam shtimin e objektit, për deklarimin antikushtues të këtij vendimi, dhe kërkuam pezullimin për ndërtimin e godinave bashkëkohore me kulla mbrapa (diskutohet nesër), derisa gjykimi të mbarojë.

Mungonte 60% e dokumenteve të kërkuar që nga kontrata e blerjes së truallit. Procesi i konsultimit për ligjin special, e shumë e shumë dokumente të tjera. U pranua kërkesa për shtimin e objektit,”-tha Dervishaj.

Exit mobile version