Qindra mijëra euro detyrim, FIFA i jep fitoren futbollistit shqiptar kundër klubit turk

Adana Demirspor i detyrohet plot 450 mijë euro Arbër Zenelit. Ky i fundit ka fituar gjyqin në FIFA për mungesën e pagave.

Zeneli qëndroi si futbollist i Adana Demirspor deri në vitin 2023. Një eksperiencë që zgjati vetëm katër muaj.

Më pas, futbollisti shqiptar vendosi të ndërpresë kontratën për shkak të mungesës së pagës. Zeneli e fitoi gjyqin, teksa kujtojmë se prej marsit të vitit të kaluar është pjesë e Elfsborg në Suedi.

Artikulli paraprakUthulla e mollës bio, vlerat në shëndet dhe hapat se si ta dalloni nga uthulla e zakonshme
Artikulli tjetërArabia Saudite mirëpret takimin e javës së ardhshme mes SHBA-ve dhe Ukrainës: Paqja e qëndrueshme i jep fund krizës