Në gjetjet e fundit të Barometrit në Euronews Albania në një grupim pyetjesh drejtuar qytetarëve, për të kuptuar sjelljen e tyre ndaj korrupsionit, në analizën e të dhënave rezulton se, ata e shohin përgjegjësinë në nivelet e larta dhe e shohin veten të shkëputur e të pafuqishëm për të ndryshuar këtë fenomen.
Përshembull kur pyeten; Sa dakord jeni me shprehjet e mëposhtme:
1-“Politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe jo të popullit”- dakordësia kap shifrën e 83.6%.
2-“Të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet”- dakordësia shkon në nivelin e 73.1%.
Në këto përgjigje duket qartë perceptimi që ata kanë për përgjegjësinë e korrupsionit, duke përforcuar se ajo është në nivelet e larta të politikës dhe administratës.
Nëse e krahasojmë përqindjen e dakordësisë së tyre me të tjera shprehje të një natyre tjetër, analiza tregon qartë se ata e shohin veten të shkëputur nga korrupsioni dhe përgjegjësia për të, por edhe të pafuqishëm për të pasur një rol në këtë fenomen.
Përshembull:
Kur pyeten sa dakord jeni me shprehjet:
- “Unë personalisht po të kisha pushtet do të përfitoja për veten time”, dakordësia me këtë shprehje është në nivel të ulët, atë të 13%.
- “Nëse nuk të ofrohen shërbime ja vlen të paguhet rryshfet”, dakordësia e tyre është po e ulët me 14%.
- “Nëse do shërbim më të shpejtë ja vlen të paguash rryshfet”, dakordësia vazhdon të mbetet e ulët me 15%.
Po kështu një tjetër gjetje në analizën e këtij grupi të dhënash rezulton se ata nuk shohin dallim mes sjelljes së korrupsionit kur në pushtet është njëra apo tjetra palë, për ta, sjellja është njësoj.
Përshembull:
Kur pyeten sa dakord jeni me shprehjet :
1- Kur është PS në pushtet, korrupsioni rritet ndjeshëm dhe 2- Kur është në pushtet PD korrupsioni rritet ndjeshëm, përqindjet e dakordësisë janë pak a shumë në të njëjtat nivele 48.4% dhe 51.3%.