Qytetari nuk ka ujë në lokalin e tij! Habit përgjegjësi i UKT në Pustec: Mund ta marrë me legen ose zorrë…

TakFak/ Pavli Pali jeton në fshatin Lajthizë, në Bashkinë Pustec, dhe ka ndërtuar një objekt shërbimi prej gati 20 vitesh, i cili ndodhet në proces legalizimi.

 

Pas një pritjeje prej dy dekadash, kur fshati u furnizua me ujë falë një projekti të realizuar nga Ujësjellës Kanalizime Korçë, Pavlit nuk iu dha ujë në objektin e tij biznes-lokal.

Arsyeja është se objekti i tij ndodhet 600 metra larg depozitës dhe, sipas UKT-së, mbulimi me tuba është i mundur vetëm deri në 12 metra nga linja kryesore. Kështu, Pavli ka mbetur pa ujë, pavarësisht se fshati tashmë ka akses në këtë shërbim.

Pasi pyeti tek Ujësjellës Kanalizimet në Korçë, gazetarja kthehet në Pustec, ku, së bashku me Pavlin dhe Dragicën, shkon në Bashkinë Pustec, aty ku ndodhet edhe zyra e UKT.

Aty ata gjejnë përgjegjësin, i cili e di se Pavli ka një kontratë, por vazhdon të thotë se nuk ka çfarë të bëjë. Përgjegjësi shprehet se, nëse Pavli do ujë, mund ta marrë me legen ose me markuç (zorrë), nëse dëshiron. Situata bëhet komike, pasi ai shton se paguhet jo nga shteti shqiptar, por nga Bashkia Pustec.

 

 

Exit mobile version