Rakitiç kritikon Barcelonën: Desha të largohem në janar…

Ivan Rakitiç ka kritikuar drejtuesit e Barcelonës për mënyrën sesi kanë vepruar me të dhe të tjerët në kohët e fundit, duke zbuluar po ashtu se e kishte menduar largimin në janar.

Mesfushori kroat ishte i ashpër në kritikat e tij ndaj klubit dhe ndaj ish-trajnerit të vet, Ernesto Valverde.

“E mendova largimin në afatin kalimtar të janarit”, tha Rakitic pas fitores së Barcelonës 2:1 ndaj Levantes.

“Mënyra sesi më trajtoi stafi i Valverdes nuk ishte më e mira. Ishin kohë të këqija por kjo mbetet në të kaluarën”, shtoi ai.

“Mund ta them shumë qartë se ndodhen disa gjëra që nuk më pëlqyen aspak”, zbuloi ai.

Për kroatin është përfolur shumë se do të largohej nga Camp Nou, dhe se do të mundë të përdorej në një marrëveshje të mundshme për ta kthyer Neymarin në klub nga PSG-ja.

Exit mobile version