Ansu Fati ka hyrë në histori të ligës elitare spanjolle, La Liga, pas dy golave të fitores së Barcelonës kundër Levantes të dielën.
Adoleshenti Fati është bërë lojtari më i ri që i shënon dy gola në një ndeshje të La Ligës.
Fati i realizoi dy golat falë dy shërbimeve fantastike nga kapiteni i tij, Lionel Messi.
Si 17 vjeç e 94 ditë, Fati është lojtari më i ri që shënon dygolësh në histori të La Ligës, duke e kaluar Juanmin, i cili e kishte bërë të njëjtën për Malagan si 17 vjeçar e 115 ditë më 2010.
Këto ishin golat e parë të Fatit në ligë që prej 14 shtatorit, kur kishte shënuar ndaj Valencias. Ai ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve në një ndeshje të fazës grupore kundër Interit në fundvit.