Mes të rinjve që bëhen ministra, në listën emërore të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, është edhe burri i gruas së parë, Blendi Çuçi
Gjithashtu ka edhe nga ata që janë rikthyer në kabintetin qeveritar.
Në këtë mandat të dytë është kthyer Bledi Çuçi, i cili ka zëvendësuar Niko Peleshin në postin e ministrit të Bujqësisë. Mes tyre është edhe Eduard Shalsi, i cili deklaroi para katër vitesh në një studio televizive se “do të vjedhim me lezet”. Shalsi tashmë do të mbajë postin e Sonila Qatos, ministre për marrëdhëniet me Parlamentin.
Kujtojmë se Shalsi më herët ka mbajtur postin e ministrit të Pushtetit Vendor, post që e mbante edhe Çuçi.
Kryeministri Edi Rama tregoi ndryshimet në qeveri. Rama tha se ministrat që do largohen kanë rol tejet pozitiv.
Ai deklaroi se të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet do i lënë vendin të tjerëve. Kreu i qeverisë e ka nisur me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
“Nuk diskutohet që ministrat që do largohen sot kanë një rol të rëndësishëm. Do zgjerojmë kapacitetin tonë qeverisës të vendit. Ata janë një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së PS, janë gjeneratë drejtuesish që kanë shumë për t’i dhënë vendit, qeverisë. Të gjithë ata që janë në kabinet do i lënë vendin tjerëve. Do të largohen ministrat që kanë 5 vite në kabinet.
Lindita Nikolla – është vënë në qendër të ciklonit, s’dua ta harroj. Ligji i arsimit të lartë është meritë e asaj. Ligji është mbështetur nga rektoratet e dekanatet, shumica dërrmuese e shqiptarëve. Paralalisht me këtë kontribut ka të tjera gjëra që presin për Linditën. Besa Shahini, zv.ministrja e arsimit do të zëvendësojë Linditën. Ka karrierë akademike që flet për të dhe ka të gjitha kapacitetet për të rritur”.
Arben Ahmetaj – ka folur me shifra e fakte për arritjet. Dua të them që nëse sot nëse Shqipëria kishte sukses në tregjet e kapitalit në botë. Anila Denaj do e zëvendësojë, drejtuese e fondit të shërbimit shëndetësor.
Ditmir Bushati – Ditmiri duhet t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë, Genc Saka do të jetë zëvendësi, me eksperiencë akademike të shkëlqyer.
Damian Gjiknuri – ministri që ka lënë shenjë në sektorin e energjisë. Ju them pa modesti se pa Damianin ajo reformë do ishte e pamundur. Askush nuk i ka kapacitetet e tij drejtuese e manxhuese. Historia e lotit të Unazës do zbardhet deri në fund dhe do provojë pafajësinë totale të ministrit. Jo që s’më hyri asnje gjemb në këmbë po as garancia në kontratë nuk u mor. Mashtruesit ikën në drejtim të paditur. Reagimi ynë ka qenë i menjëhershem qe hetimet janë të dyanshme. Do e zbardhim deri në fund të gjithë zinxhirin e fajit. Po punojmë për të marrë garancinë nga kompania e sigurimeve, rreth 2 mln dhe me të do krijojmë fond strehimi për banorët në nevojë që preken nga projekti. Belinda Balluku do e zëvendësojë.
Niko Peleshi – do të zëvendsohet nga Bledi Çuçi, si ministër i Bujqësisë. Nikos i bie barra të sjellë nga Korça një rezultat më të mirë.
Mirela Kumbaro – meriton të gjithë respektin në këtë punë. Janë të panumërta monumentet që janë shpëtua. Elva Margariti do e zëvendësojë, këshilltare në kryeministri dhe koordinatore.
Sonila Qato – ministre e mbrojtes së sipërmarrjes do marrë detyrë tjetër. Do e zëvendësojë Eduart Shalsi.
Elisa Spiropali do të jetë ministre për Marrëdhënien me Parlamentin si dhe Erion Braçe, zv/kryeministër”, tha Rama.
Rama tha se të gjitha vendet e punës do të bëhen publike dhe të gjithë ata studentë me rezultate më të larta do të punësohen nëpër ministri dhe administratë.
“PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin. Nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjitha familjet e për të gjithë fëmijët.
Për të gjithë ata që i themi vota jote është detyrimi im. Ata nuk besojnë dhe kanë të gjithë të drejtën të besojnë se rezultatet e mira do ju japin nesër mundësinë të futen në administratë. Ky është momenti i parë i kthesës së madhe.
Do shpallen të gjitha vendet e punës, dhe kush ka nota 10-9 sipas radhës do punojë në ministri e kudo, është djalë i PS apo i PD. Ne na duhet dija e tij ose e saj. PS s’mund të shihet si forcë uzurpatore,” tha Rama.
Kryeministri tha se kjo është qeveria që punon për gjithë shqiptarët. “Nuk dua që secili ta marrë personale. Kemi bërë hapa për të çliruar sipërmarrjen. Por ka shumë arsye që shoqëria të jetë e acaruar por lavdi Zotit e kërkon nga ne. Ky është momenti më fantastik që ata e kërkojnë nga ne”, tha kreu i qeverisë.